Aktualitet

Operacioni me 37 të arrestuar, Ardi Veliu: Mbyllëm më shumë se dy vite e gjysmë hetime, të tjera operacione na presin

VIDEO
I pranishëm në konferencën e përbashkët me departamentin e Antimafias italiane, Veliu tha se hetimet u mbyllën pas më shumë se dy vitesh e gjysmë dhe se në bashkëpunim me Italinë ia dolën me sukses.
Featured image of article: Operacioni me 37 të arrestuar, Ardi Veliu: Mbyllëm më shumë se dy vite e gjysmë hetime, të tjera operacione na presin Ardi Veliu

ITALI– Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka falenderuar të gjitha organet e drejtësisë italiane që morën pjesë në operacionin e zhvilluar ku u vunë në pranga 37 persona.

I pranishëm në konferencën e përbashkët me departamentin e Antimafias italiane, Veliu tha se hetimet u mbyllën pas më shumë se dy vitesh e gjysmë dhe se në bashkëpunim me Italinë ia dolën me sukses.

Të nderuar të pranishëm. Jam shumë i nderuar që kam qenë i pranishëm në këtë operacion për më shumë se dy vite dhe ia dolëm me sukses. Mbyllëm me sukses dy vite e gjysmë hetime. Le të jenë këto rezultate një shembull për të bashkëpunuar edhe në operacione të tjera. Faleminderit,”- tha Veliu. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

37 persona, shqiptarë dhe italianë kanë rënë në prangat e polcisë pas një operacioni të zhvilluar mes departamentit të Antimafias Italiane dhe autoriteteve shqiptare. Arrestimet janë kryer në Itali dhe Shqipëri, gjatë operacioneve të kaduara “Kulmi” dhe “Shefi”, ku janë  sekuestruar 3.5 ton kanabis dhe kokainë, që në treg kap vlerën e 40 mln euro. Ndërkohë, është dhënë urdhër sekuestrimi për 4 mln euro pasuri të këtij grupi kriminal. hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në vitin 2017.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment