AktualitetRajoni

Operacioni “Limite”/ Shkatërrohet një grup kriminal në Spanjë, arrestohen 6 persona, mes tyre 5 shqiptarë

Policia spanjolle ka zhvilluar operacionin e koduar ‘Limite’ dhe ka kryer kontrolle në tre shtëpi dhe në një depo industriale. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 165 kilogramë marijuanë, 185 kilogramë hashash, dy pistoleta gjysmëautomatike, një automjet i nivelit të lartë.
Featured image of article: Operacioni “Limite”/ Shkatërrohet një grup kriminal në Spanjë, arrestohen 6 persona, mes tyre 5 shqiptarë Foto nga grupi kriminal

SPANJË- Policia spanjolle ka bërë të mundur kapjen e një organizatë kriminale më qendër në Malga dhe Granada, ku janë arrestuar 6 persona mes tyre 5 shqiptarë. Sipas detajeve në mediat, grupi transportonin sasi të mëdha hashashi dhe marijuane nga Spanja në Itali, nëpërmjet kamionëve.

Policia spanjolle ka zhvilluar operacionin e koduar ‘Limite’ dhe ka kryer kontrolle në tre shtëpi dhe në një depo industriale. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 165 kilogramë marijuanë, 185 kilogramë hashash, dy pistoleta gjysmëautomatike, një automjet i nivelit të lartë, i cili rezulton i vjedhur, një kamion frigoriferik dhe një fugon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, gjatë hetimit, janë zbuluar dy ndërtesa të përdorura si bazë për grumbullimin e drogës, në Colmenar (Málaga) dhe Granada dhe një bazë të tretë të operacioneve në një depo industriale në Mollina. Ndërkohë, katër nga të  arrestuarit u kapën në flagrancë në magazinën nën hetim kur ata dyshohet se futën substanca narkotike. Ndërsa, dy personat e tjerë u  kapën në krye të ruajtjes së bazës së grumbullimit, ku u gjetën dhe armë si dhe 5,350 euro dhe materiale për mbjelljen e lëndëve narkotike.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment