Aktualitet

Operacioni “LIMIT”, Lleshaj: Është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi ka marrë këtë vit

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se ky operacion është kulmi i një sërë goditjesh që krimi ka marrë këtë vit.
Featured image of article: Operacioni “LIMIT”, Lleshaj: Është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi ka marrë këtë vit Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas operacionit “LIMIT”,  ku u shkatërruan 4 grupe kriminale, duke çuar në pranga 57 persona.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se ky operacion është kulmi i një sërë goditjesh që krimi ka marrë këtë vit.

POSTIMI I PLOTË

Operacioni ndërkombëtar “LIMIT” shkatërroi sot katër grupe te organizuara kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve. 57 persona, në Greqi dhe në Shqipëri janë vënë përpara ligjit. Ky është një sukses shumë i madh i Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, agjencive të tjera dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. “LIMIT” është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi i organizuar ka marrë këtë vit.

Vetëm gjatë këtij viti, ”FORCA E LIGJIT” ka finalizuar 28 operacione, në fushën e trafikut të narkotikëve janë arrestuar gjithsej 170 persona, janë sekuestruar rreth 55 milion Euro dhe shumë gjëra të tjera. Por asgjë nuk mbyllet me kaq. Operacioni vazhdon. Lufta kundër krimit të organizuar do të njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm në funksion të përmbushjes së objektivave të mëdha për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe europiane. Përgëzimet më të mira për Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, agjencitë e tjera shqiptare të përfshira si dhe për partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në këtë operacion 🇦🇱👩👮♂🇪🇺

Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë finalizuar sot operacionin “LIMIT”. Mësohet se deri tani janë arrestuar 57 persona, të cilat sipas policisë trafikonin drogë të llojeve të ndryshme, armë dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve. Ardi Veliu u shpreh në një konferencë se operacioni ka nisur që në vitin 2016. Prokurori Mara tha se kanë informacione për të gjithë anëtarët e grupit kriminal.  

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment