Aktualitet

Operacioni Krasta/ 6 në burg, gjykata jep “arrest shtëpie” për dy anëtarët e AMA-s

Është dhënë vendimi nga gjykata e Tiranës për dy anëtarët e AMA-s dhe 6 të arrestuarve të tjerë.
Featured image of article: Operacioni Krasta/ 6 në burg, gjykata jep “arrest shtëpie” për dy anëtarët e AMA-s

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimin për dy anëtarët e AMA-s, Suela Musta dhe Adem Boriçin.

Për Mustën dhe Boriçin është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa për pjesën tjetër të të arrestuarve, është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Dy anëtarët e AMA-s u akuzuan nga policia për korrupsion në lidhje me një transmetues kabllor në Elbasan.

Masat për personat e arrestuar:

Endri Çopja, 30 vjeç, arrest me burg, lindur dhe banues në Elbasan,

-Pēr Bledar Karaj, arrest me burg , lindur dhe banues në Elbasan,

-Për Adem Boriçi, 61 vjeç, arrest shtepie lindur e banues në Elbasan.

-Për Andrea Nathanaili, 67 vjeç, arrest me burg ,lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.

-Për Suela Musta, 40 vjeç, arrest shtepie,lindur dhe banues në Tiranë.

-Për Izmir Hajdari, 51 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tiranë.

-Pēr Artan Drazhi, 34 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Elbasan,

-Për Ervin Tahiri, 40 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tropojë.

Të arrestuarit në gjykatë

Operacioni “KRASTA” është finalizuar me zbardhjen e tri ngjarjeve kriminale, një rast korrupsioni dhe 13 të arrestuar. RENEA, FNSH dhe policia e Elbasanit kanë zhvilluar një mega operacion në banesat e fisit Çapja në Elbasan. Armë, fishekë, jelekë anti-plumbë, portofol me stemën e Policisë janë disa nga sendet që iu janë sekuestruar të arrestuarve. Reparti RENEA ka bërë të mundur ndalimin e 13 personave,  të grupit Çapja, dhe disa zyrtarë të AMA-s, të cilët akuzohen si të përfshirë në disa vepra penale.

(a.,/dosja.al)

Shto Koment