Aktualitet

Operacioni i SPAK dhe anti-mafias, Ambasada e SHBA: Urime, vazhdoni punën e mirë!

Ambasada Amerikane thotë se SPAK duhet të vazhdojë punën e mirë në emër të popullit shqiptar.
Featured image of article: Operacioni i SPAK dhe anti-mafias, Ambasada e SHBA: Urime, vazhdoni punën e mirë! Foto ilustruese

TIRANË-Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur operacionin e SPAK dhe anti-mafias italiane, që u finalizua me sekuestrimin e 3.5 tonëve marijuanë, 4 milionë euro pasuri dhe 37 të arrestuar. Në një reagim në Twitter, Ambasada thotë se SPAK duhet të vazhdojë punën e mirë në emër të popullit shqiptar.

Urime SPAK-ut për akuzat dhe përfshirjen në çështjen italiane anti-mafia për lëndët narkotike dhe krimin e organizuar. Vazhdoni punën e mirë & të jepni rezultate në emër të popullit shqiptar: bit.ly/31u2ë93|, -shkruan ambasada në rrjetet sociale. 

SPAK, Policia e Shtetit, Anti-mafia italiane me ndërhyrjen e Eurojust kanë finalizuar sot një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës. Në pranga kanë rënë 37 persona, mes tyre edhe disa shqiptarë në vendin tonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata akuzohen për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, kryesisht nga jugu i vendit. Trafikantët kanë përfshirë në rrjetin e tyre edhe zyrtarë shtetërorë, për të cilët siç tha kreu i SPAK po vijojnë hetimet. Hetimi nisi në vitin 2017 dhe u përfundua me kapjen e një skafi ku po transportoheshin 3.5 ton drogë dhe sekuestruar 4 milionë euro pasuri. Dy krerët e grupit dyshohet se janë Robert Muftari dhe Elton Hamza.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Operacioni i SPAK dhe anti-mafias, Ambasada e SHBA: Urime, vazhdoni punën e mirë!

  1. hahah sa bukur.. vazhdon taktika.. pasi u realizua me sukses reforma tani paska rezultate spektakolare… po kaq sylesha dukemi ne ?? hajde urime hajde.. e dini qe me pare jane bere super suskese po ambasada si pershendeste se nuk ishte drejtesia e re (soros).

Shto Koment