Politike

Operacioni i shpëtimit të 4 të miturve nga Siria, ministri Lleshaj lëshon ‘perlën’: I shkëputëm nga kthetrat 4 terroristë të ardhshëm, të rriturit do përballen me drejtësinë

VIDEO
Në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, Lleshaj tha se kishin shpëtuar 4 të mitur që mund të ktheheshin në terrorista të ardhshëm
Featured image of article: Operacioni i shpëtimit të 4 të miturve nga Siria, ministri Lleshaj lëshon ‘perlën’: I shkëputëm nga kthetrat 4 terroristë të ardhshëm, të rriturit do përballen me drejtësinë Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me operacionin e shpëtimit të katër fëmijëve dhe një gruaje nga kampi në Siri. Në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, Lleshaj tha se kishin shpëtuar 4 të mitur që mund të ktheheshin në terrorista të ardhshëm.

“Më 27 tetor policia finalizoi shpëtimin e 4 fëmijëve të tjerë. Provë e përkushtimit të Policisë së Shtetit. U shkëputën nga kthetrat 4 viktima por ndoshta edhe 4 terroristë të ardhshëm. Garantoj se do të vijojë punë për shtëpimin e fëmijëve të tjerë. Personat e rritur do përballen me drejtësin,”-u shpreh Lleshaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

vijon…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment