Aktualitet

Operacioni “Fati i Lojërave”/ Arrestohen 4 persona në Berat, një tjetër shpallet në kërkim

4 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga operacioni i zhvilluar nga Policia në Berat për goditjen e lojërave të fatit.
Featured image of article: Operacioni “Fati i Lojërave”/ Arrestohen 4 persona në Berat, një tjetër shpallet në kërkim Pamje nga operacioni

Berat- Operacioni “Fati i Lojërave” u zhvillua edhe në qytetin e Beratit, ku mësohet se janë arrestuar 4 persona si edhe një tjetër është shpallur në kërkim. Burimet zyrtare të Policisë Berat konfirmojnë se, personat e arrestuar dhe dokumetacioni i atyre nën hetim është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, ku do të bëhet edhe gjykimi i të ndaluarve nga policia për këtë aksion në rang vendi.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, ky operacion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të goditur çdo tentativë për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qarkun e Beratit.

“Në bazë të informacioneve tē siguruara në lidhje me lokalet dhe ambientet ku ushtrohej në mënyrë të kundraligjshme organizimi i lojërave të fatit dhe basteve sportive,forca të shumta të policisë së Beratit kanë ushtruar kontrrolle “blic” në 120 lokale dhe ambiente në të gjithë qarkun e Beratit. Gjatë Operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, policia e Beratit ka arrestuar 4 shtetas, 6 të tjerë i ka nisur për proçedimin penal në gjendje të lirë dhe 1 shtetas tjetër është shpallur në kërkim. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe kompjutera dhe aparate celular që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive so dhe shuma të konsiderueshme lekësh.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia e Shtetit ka finalizuar gjatë natës operacionin ‘Fati i Lojërave’ ku janë arrestuar 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim. Operacioni u zhvillua në 8 qarqe në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League. Forcat policore kanë sekuestruar 172 mln lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër të konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbenin për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment