Aktualitet

Operacioni ‘DRIVER’/ Shiste drogëra të forta, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Uniformat blu sqarojnë se operacioni erdhi pas informacioneve në rrugë operative, sipas të cilave, burri shiste lëndë narkotike kokainë.
Featured image of article: Operacioni ‘DRIVER’/ Shiste drogëra të forta, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë Droga e sekuestruar nga policia

TIRANË- Një 43-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Driver”.

Uniformat blu sqarojnë se operacioni erdhi pas informacioneve në rrugë operative, sipas të cilave, burri shiste lëndë narkotike kokainë.

Në automjetin e tij tip Benz, policia sekuestroi edhe rreth 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celular.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “DRIVER” në fushën e tregtimit të drogave të forta.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, automjet dhe aparat celular.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e natkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “DRIVER”, ku u godit një rast i prodhimit dhe shitjes së drogave të forta, konkretisht e llojit kokainë, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– F. Sh., 43 vjeç banues në Tiranë.

Nga informacione të siguruara në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranëse në rrugën “Xhanfize Keko” në vëndin e quajtur “Varri i Bamit” shtetasi F. Sh merrej me tregtimin e drograve të forta, kryesisht Kokainë, është organizuar puna dhe po në këtë vend gjatë kontrollit të ushtruar ,në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. Sh, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celualar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit F. SH

(a.m/dosja.al)

Shto Koment