Aktualitet

Operacioni ‘blic’ kap mat 18-vjeçarin, me 18 doza kokainë në lokal, arrestohet i riu nga Miloti

Policia ka arrestuar disa persona në Milot, pasi kishin kryer vepra penale nga më të ndryshmet, nisur nga kokaina deri tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.
Featured image of article: Operacioni ‘blic’ kap mat 18-vjeçarin, me 18 doza kokainë në lokal, arrestohet i riu nga Miloti Foto ilustruese

MILOT- Një 18-vjeçar nga Miloti është arrestuar nga Policia pasi u kap me 18 doza kokainë në lokal.

NJOFTIMI I POLICISË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të arrestuarit dhe veprat penale
– S.H. 18 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike kokainë.-
-Z.V. 54 vjeç, banues në Shkoder, pasi te “Kryqëzimi i Kallmetit” , u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
– Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkoder, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.Gjithashtu, u proçeduan penalisht:
– Gj.N. 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
– E.J. 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatore me 4 fishekë pa leje.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment