Aktualitet

Panik nga infektimi! Një prej të arrestuarve të Vlorës shfaq simptoma të Covid-19, avokati kërkon të mos shfaqet në sallë, gjykata s’e merr parasysh

Kjo gjë nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja e çështjes Elona Mihali. Ky vendim mund të rrezikojë edhe të pranishmit e tjerë në sallë, duke qenë se do të jenë mbi 40 persona. Dosja.al ka publikuara edhe pamjet nga salla e gjyqit ku shihet edhe dyndja me njerëz.
Featured image of article: Panik nga infektimi! Një prej të arrestuarve të Vlorës shfaq simptoma të Covid-19, avokati kërkon të mos shfaqet në sallë, gjykata s’e merr parasysh Pamje nga Gjykata
Përditësuar:

VLORË– Një nga zyrtarët e arrestuar për operacioin antidrogë në Vlorë ka shfaqur simptoma të Covid-19. Dosja.al mëson se avokati i të sëmurit, pasi është konsultuar me klientin e tij për simptomat e shfaqura ka kërkuar që të mos jetë i pranishëm në sallë, port ë njihet në mungesë me masën e sigurisë.

Kjo gjë nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja e çështjes Elona Mihali. Ky vendim mund të rrezikojë edhe të pranishmit e tjerë në sallë, duke qenë se do të jenë mbi 40 persona. Dosja.al ka publikuara edhe pamjet nga salla e gjyqit ku shihet edhe dyndja me njerëz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, të arrestuarit pritet të njihen me masën e sigurisë.  Dy ditë më parë policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka qytetare, si dhe drejtues e efektivë të policisë.

(f.m.dosja.al)

Shto Koment