Aktualitet

Operacioni antidrogë në Vlorë, lihen të lirë katër efektivët e policisë, jepet masa e rivlerësimit për të dënuarit e tjerë

Më 14 dhjetor policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave.
Featured image of article: Operacioni antidrogë në Vlorë, lihen të lirë katër efektivët e policisë, jepet masa e rivlerësimit për të dënuarit e tjerë Gjyqi

VLORË– Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës u mbajt seanca e rradhës për të arrestuarit e operacionit antidrogë.

Për t’u njohur me masën e sigurisë sot u thirrën 5 efektivë të policisë, një i mitur dhe tre persona të tjerë që janë nën hetim. Gjyqtarja Elona Mihali deklaroi në nisje të seacnës se grupet do të ndahen nga tre persona, ndërsa shpallja e vendimit do të bëhej bashkarisht për të gjithë.

Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për 4 punonjësit e policisë: Arjan Tase, Artur Veshaj, Ilir Kadena, Alem Llanaj. Kjo ka qenë edhe kërkesa e prokurorit, që ata të lihen të lirë. Tashmë janë katër kryetarë fshatrash që do të mësojnë për masën e rivlerësimit të arrestit. Edhe për këta prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Masa “arrest me burg” është dhënë për 27 prej tyre, kurse 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”. Në “arrest shtëpie” është lënë Ismet Hyseni i cili ka shfaqur shenja të COVID në seancë si dhe 4 të tjerë që janë shpallur në kërkim. Në këtë seancë është dhënë masa e sigurisë edhe për një efektiv policie.

Më 14 dhjetor policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka policë, kryepleq fshatrash si dhe drejtues e efektivë të policisë.

(A.B)/Dosja.al

  • 13:34

    Ranë në pranga pas operacionit antidrogë në Vlorë, lihen të lirë katër efektivët e policisë

    Gjatë operacionit anti drogë në Vlorë ranë në pranga më shumë se 30 persona të akuzuar për trafikim lëndësh narkotike.Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për 4 punonjësit e policisë: Arjan Tase; Artur Veshaj; Ilir Kadena; Alem Llanaj.Kjo ka qenë edhe kërkesa e prokurorit, që ata të lihen të lirë. Tashmë janë katër kryetarë fshatrash që do të mësojnë për masën e rivlerësimit të arrestit. Edhe për këta prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje. Gjashtë ditë më parë policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuan 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka qytetare, si dhe drejtues e efektivë të policisë.

Shto Koment