Aktualitet

Operacioni anti-informalitet/ Krijonin skema mashtrimi me TVSH, arrestohen 4 persona, 4 në kërkim

Në prangat e Policisë kanë rënë: Arsen Roçi, 46 vjeç, Albert Ahmeti, 61 vjeç, Dhurata Bregu 48 vjeçe dhe Anesti Ismolli, 41 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Featured image of article: Operacioni anti-informalitet/ Krijonin skema mashtrimi me TVSH, arrestohen 4 persona, 4 në kërkim

TIRANË– Katër persona janë arrestuar pasi ishin dënuar nga Gjykata me “arrest me burg” pasi akuzoheshin se kishin krijuar skema mashtruese me TVSH-në.

Në prangat e Policisë kanë rënë: Arsen Roçi, 46 vjeç, Albert Ahmeti, 61 vjeç, Dhurata Bregu 48 vjeçe dhe Anesti Ismolli, 41 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Ndërkohë që në kërkim janë shpallur katër pesona të tjerë, për të cilët Policia është treguar e rezervuar në dhënien e informacioneve për shkak të sekretit hetimor.

Të arrestuarit janë dënuar për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Informaliteti 2”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest me burg” për 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor finalizuan operacionin policor të koduar “Informaliteti 2”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

– A. R., 46 vjeç, A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, ku për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

(k.m./dosja.al)

Shto Koment