Politike

Operacion blic te AZHBR-ja, koordinatori i LSI: OLAF po heton skandalin me fondet e IPARD, sekuestrohen telefona e kompjutera

Hetimi lidhet me denoncimet për abuzime me fondet e IPARD, të cilat janë të destinuara për fermerët shqiptarë.
Featured image of article: Operacion blic te AZHBR-ja, koordinatori i LSI: OLAF po heton skandalin me fondet e IPARD, sekuestrohen telefona e kompjutera Vojo Bregu, koordinator i LSI

TIRANË– Koordinatori i Lëvizjes Socialiste në Vorë, Vojo Bregu denoncon në rrjetet sociale, se një operacion blic është zhvilluar në zyrat e AZHBR-së, (Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural), nga OLAF, zyra e BE kundër mashtrimit. Bregu zbulon se operacioni ka nisur 10 ditë më parë, dhe se OLAF ka zbarkuar në zyrat e AZHBR, ku ka sekuestruar dokumente, telefona e kompjutera. Hetimi lidhet me denoncimet për abuzime me fondet e IPARD, të cilat janë të destinuara për fermerët shqiptarë.

DENONCIMI I VOJO BREGUT: 

SKANDALI ME FONDET E IPARDIT

Zyra Europiane kundër Mashtrimit (OLAF) para 10 ditësh fillloi një operacion blic në Ministrinë e Bujqësisë, tek AZHBR, agjensia, që menaxhon fondet e BE për subvencionimin e fermerëve shqiptarë.
Një operacion i papritur, ku OLAF ka hyrë në zyrat e shtetit shqiptar si në një vend krimi. I kanë kërkuar punonjësve të dorëzojnë telefonat. Kanë sekuestruar kompjuterat dhe dokumente.
OLAF nuk jep informacion, për çështjet nën hetim. Kjo është hera e parë që institucionet e shtetit shqiptar, hetohen zyrtarisht për fondet e IPARD.
Pikërisht në kohën që menduan se e futën drejtësinë në xhep, vetë BE ka vendosur të mos lejojë më masakrën e fondeve të IPARD.
Ministrja Ekonomi duhet të njoftojë urgjentisht SPAK lidhur me këtë investigim të BE.
P.S. Për ata që nuk ka informacion se çfarë është OLAF, më poshtë gjeni linkun:

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

https://ec.europa.eu/anti-fraud/home_en

(f.g/dosja.al)

Shto Koment