Aktualitet

Operacion anti-drogë në Kukës, sekuestrohen rrënjë kanabisi të mbjella në një fshat, javën tjetër e ka radhën Tropoja

Dosja.al ka mësuar se efektivët kanë kryer kontrolle të imtësishme në fshtrat e Kukësit dhe në banesa, rreth të cilave dyshohej se fshiheshin rrënjë kanabisi.
Featured image of article: Operacion anti-drogë në Kukës, sekuestrohen rrënjë kanabisi të mbjella në një fshat, javën tjetër e ka radhën Tropoja Foto ilustruese

KUKËS– Policia e Kukësit ka zbarkuar një natë më parë në Kukës dhe në fshatrat përreth këtij qyteti për një operacion.

Dosja.al ka mësuar se efektivët kanë kryer kontrolle të imtësishme në fshtrat e Kukësit dhe në banesa, rreth të cilave dyshohej se fshiheshin rrënjë kanabisi.

Në përfundim të operacionit, mësohet se janë sekuestruar disa rrënjë kanabisi. Lënda narkotike u gjet e mbjellë në një fshat pranë qytetit, ndërkohë që për ngjarjen në fjalë nuk bëhet me dije të ketë pasur të arrestuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Javën që vjen, Policia e Shtetit do të mbërrijë sërish në Veri të Shqipërisë për të zhvilluar një tjetër operacion anti-kanabis. Këtë herë kontrollet do të kryhen në Tropojë dhe në fshatrat përreth.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment