Berisha zbulon planin për protestën e 11 shkurtit: Do bëjmë një betejë të pamposhtur
"Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonig...
"Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonig...
Rasti Rozeta Dobi përsëritet/ Ish-pastruesja vjedh shtëpinë, sekustrohen qindra euro dhe dollarë 4 Shkurt, 14:02 ...
U merrnin lekë pacientëve për një skaner, Gjykata pezullon nga detyra 2 mjekët në QSUT 4 Shkurt, 12:22 ...
Deti me dallgë/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë 4 Shkurt, 12:13 ...
TIRANË– Pwrfundon samiti i ‘Open Balkan’! Që prej orës 09:00, kryeministri Edi Rama priti në Pallatin e Brigadave homologun maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që me anë të një lidhjeje online pjesë e takimit është bërë edhe Komisioneri Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili ka shprehur mbështetjen e tij ndaj nismës. Edhe pse kjo e fundit është kundër linjës zyrtare të BE-së dhe të ashtuquajturit Procesi i Berlinit. Madhe nxiti edhe pjesëmarrjen e vendeve të tjera.
Në nisje të takimit, në fjalën përshëndetëse, kryeministri Edi Rama vuri në dukje se sot nis një epokë e re me nënshkrimin e marrëveshjes, e cila do të bëjë bashkëpunimin mes tre vendeve, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut. Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pretendon se nuk do të japë më asnjë shpjegim, pasi i ka ardhur në “majë të hundës” justifikimi për nismën që kanë ndërmarrë. Ndërsa këmbëngul se nuk po bëjnë asgjë të keqe. Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili vjen në Tiranë për herë të fundit me këtë post, la edhe një “amanet” për pasardhësit e tij, duke shtuar se duhet ruajtur pasi ndikon në integrimin drejt BE-së.
Pas diskutimeve publike, brenda në sallë kanë nisur diskutime për lidhur me marrëveshjes, ku e para që u nënshkrua është ajo për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Një tjetër marrëveshje që u nënshkrua është për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Tjetër marrëveshje e nënshkruar është ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar-siguri dhe siguri (AEOS).
Në këtë takim u diskutohen dhe miratuan pesë marrëveshje:
1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
Çfarë është arritur deri tani?
Në kuadër të kësaj nisme, është vendosur lëvizja e lirë e qytetarëve me letërnjoftim ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në parandalimin dhe eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore. Po ashtu, janë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, si dhe një Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës. Ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është rënë dakord që kontrollet kufitare të hiqen nga 1 janari i vitit 2023. Po ashtu, është planifikuar që gradualisht të krijohet një treg i përbashkët për 12 milionë banorë, aq sa kanë banorë këto tri shtete së bashku – pra, të krijohet një “zonë e vetme ekonomike”.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
‘Open Balkan’/ Vuçiç: Serbinë shiheni si shtëpinë tuaj, gati të ulemi me Kosovën!
Rama: Në fund të shkurtit kemi takimin tjetër, jeta është e bukur në Ballkan
Forumi i Agrikulturës/ Rama: U hoqën pengesat, hapëm rrugën pa kufij
Vuçiç: Marrëveshja për bujqësinë garanton më shumë siguri për konsumatorët tanë
VD-Hutohet Ibrahimaj! Pasi nënshkrimit ‘harron’ të përshëndesë, Rama ‘e ndjek’ me sy
‘Open Balkan’! Nënshkruhen marrëveshjet mes 3 Qeverive
VD-Varhelyi: E kuptoj dëshpërimin e Zaev, koha për Konferencën e Parë Ndërqeveritare
VD-Komisioneri Varhelyi: Ne jemi pro “Ballkanit të Hapur”, jam me ju, ecni përpara!
VIDEO/ Thyhet gota gjatë Samitit, Rama ‘trembet’: Syri i keq, mora një goditje
‘Open Balkan’/ Zaev: Kjo do të jetë pjesëmarrja ime e fundit (MESAZHI)
Aleksandër Vuçiç: Nuk u kërkojmë ndjesë atyre që s’duan të bëhen pjesë e Open Balkan
Varhelyi pjesë e samitit! Rama e harron: Ndjesë, ekrani ishte i ngrirë, tani u shkri
Marrëveshjet!Rama: Në 2022 epokë e re, qytetarët nuk do kenë më dhimbje koke në kufi
LIVE- Nis samiti i ‘Open Balkan’! Rama: Jam i kënaqur t’ju pres sot në Tiranë
VD/ Me vonesë! Vuçiç dhe Zaev mbërrijnë në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama
VD-Bën ecejake, ngroh duart! Rama pret me padurim ardhjen e Vuçiç dhe Zaev
Në Tiranë dogjën flamujt serb, Vuçiç: Kjo ndodhi dhe kur erdhi Rama, e papranueshme
Çfarë është nisma “Ballkani i Hapur”?
Nisma për bashkëpunimin rajonal, por që ka mbetur e tkurrur vetëm mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut lindi më tetor të vitit 2019. Fillimisht e pagëzuar si “Mini Schengen”, nisma ka si qëllim lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Por që prej korrikut të këtij vitit, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”. Deri më tani duket se Mali i Zi do të jetë vendi i radhës që pritet t’i bashkohet nismës, pasi sinjalet e para janë dhënë si nga kryeministri, po ashtu edhe nga zëvendësi i tij shqiptar, Dritan Abazoviç. Ndërsa Bosnje e Hercegovina dhe Kosova, janë shprehur se nuk do t’i bashkohen nismës. Nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti pretendon se bashkëpunimi në rajon është detyrë e Procesit të Berlinit dhe se vendet nuk duhet që të diskutojnë pa pasur praninë e përfaqësive nga Bashkimi Europian.
(a.b/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Në momentin kur ish lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha lajmëroi në sallën ngjitur se kryedemokratit Lulzim Basha do ti dërgo...
TIRANË– Ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ditën e djeshme pas protestës u arrestuan të mitur. Berisha bëri të d...
TIRANË– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pyet nga gazetari gjatë konferencës për shtyp në lidhje me rrugëtimin e Maqedonisë dhe...
TIRANË– Ish lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me grupin e rithemelimit ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike.LAJMI KR...
TIRANË– Një demokrat ka hapur me shkelma derën e një prej zyrave të mbledhjeve në selinë e Partisë Demokratike, në mënyrë që ish-kryeministri Sali Be...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme se samiti i ardhshëm i ‘Open Balkan’ do të zhvillohet në muajin shkurt në Maqedoninë ...
SHQIPËRI – Një 71-vjeçar, i identifikuar si Agostino Sellitri ka humbur jetën pas vendosjes së një implantin dentar në Shqipëri. Mediat italia...
TIRANË – Kjo javë do të jetë e fundit për mësimin në institucionet arsimore për vitin 2021, pasi nxënësit dhe mësuesit marrin pushimet dimërore në da...
DURRËS – Vetëm pak ditë para festave të fundvitit, ka pasur një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve në Portin e Durrësit, ku në ditët e fundi...
TIRANË– Gjyqtari Agron Zhukri të cilin e përgjodhën ‘goglat’ për të shqyrtuar e gjykuar ndryshimet e bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvend...