KRYESORET
Aktualitet

Omicron mbush spitalet në botë, Shqipëria ‘në gjumë’. Manastirliu flet me statuse

7 Janar 2022, 15:23 Nga DOSJA
Omicron mbush spitalet në botë, Shqipëria ‘në

TIRANË– Shqipëria e ka marrë me qetësi variantin Omicron të Covid-19 që po mbush spitaet e botës. Qytetarët nuk dinë sa të infektuar me këtë variant të rrezikshëm ka, cili është dallimi mes tij dhe koronavirusit të zakonshëm, ndërsa Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk merr asnjë masë.

Dosja.al bëri dje një shënim mbi neglizhencën që po tregojnë institucionet në vendin tonë në lidhje me mosmarrjen e masave, pavarësisht se numrat shumëfishohen çdo ditë. Por, siç duket shifrat e të infektuarve aktualë nuk janë mjaftueshëm që të angazhojnë ministren Manastirliu. Kjo e fundit ka mbledhur sot Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe ndryshe nga herët e tjera që ka dalë në konferencë për mediat, këtë radhë është mjaftuar me disa rreshta në profilin në Facebook, ku këshillon vaksinimin, marrjen e dozës përforcuese dhe mbajtjen e maskave.

Por a është kjo e mjaftueshme? Thuajse në të gjitha ambientet e mbyllura punohet me maska dhe tashmë qytetarët janë ndërgjegjësuar për Covid-19 e janë vaksinuar, por infektimet nuk njohin ulje. Mos ndoshta kjo gjë tregon se menaxhimi i pandemisë ka nevojë për të tjera masa e këshillime e se këto që janë aktualisht në fuqi nuk janë të mjaftueshme?

Si po e menaxhon bota Omicron

Nivelet e paprecedenta të infektimeve të arritura në Greqi detyruan autoritetet që të nisin aplikimin e parakohshëm të masave të ashpërsuara. Paketa e re që do të hynte në fuqi më 3 Janar, nisi zbatimin që këtë të enjte pas rekordit ditor për gjithë periudhën e pandemisë prej gati 29 mijë rastesh që u shënuan në vetëm 24 orë.

Baret, restorantet dhe të gjitha aktivitetet mbyllen në mesnatë. Infektimet pësuan rritje të papritur me mbi 30 mijë raste gjatë dy ditëve të fundit edhe në Turqi. Autoritetet nuk kanë ndërmend për momentin të ashpërsojnë masat edhe pse si mundësi nuk përjashtohet. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se Omicroni ka nisur të qarkullojë me shpejtësi të paprecedentë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin kontaktet.

OBSH e konsideroi valën e Omicronit si “tsunam infektimesh” dhe kjo tashmë duket qartë me rekordet absolute të infektimeve që po preken në shkallë globale. 24-orëshin e fundit, rekorde prekën të gjitha vendet e mëdha të Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri edhe Japonia.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën e parë për shtyp të vitit 2022, i shoqëruar dhe nga ekspertë globalë të shëndetit në selinë e organizatës në Gjenevë, deklaroi se javën e kaluar u regjistrua numri më i lartë i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Ghebreyesus tha se varianti Omicron është më i butë në krahasim me Deltan, veçanërisht te personat e vaksinuar për nga vdekshmëria, por është shumë herë më ngjitës.

Maria Van Kerkhove, drejtuese e ekipit të OBSH-së theksoi se varianti Omicron nuk u bë më i ashpër falë vaksinimeve në përgjithësi dhe ftoi edhe një herë të gjithë qytetarët që të bëjnë vaksinat.

Ç’po bën Shqipëria

23 dhjetori shënoi zyrtarisht futjen e variantit “Omicron”, me deklarimin e dy rasteve të para nga Komiteti Teknik i Ekspertëve por aktualisht nuk dimë se sa të infektuar janë aktivë me këtë variant të koronavirusit. Ministra e Shëndetësisë çdo pasdite raporton për numrin e të infektuarve në 24 orët e fundit e viktimat e shënuara, ndërsa ata me Omicron nuk radhiten veçmas duke mos arritur të bëhet diferenca mes atyre që mbartin këtë variant e pjesës tjetër.

Ministria e Shëndetësisë nuk e bën të qartë se si po e detekton këtë variant që po pushton çdo shtet të botës në mënyrë të frikshme. Rastet janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Konkretisht më datë 4 janar u raportuan 801 raste të reja nga  5 mijë e 166 testime të kryera brenda 24 orëve. Numri erdhi duke u rritur nëdytët e radhës. Më datë pesë kishim 1 mijë e 236 qytetarë të infektuar nga 5 mijë e 694 testime, ndërsa dje u shënuan 1 mijë e 648 raste të reja nga 7 mijë e 812 testime.

Asnjë nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk ka dalë të sqaroje qytetarët mbi diferencën ndërmjet këtij variant që raportohet të jenë shumë herë më ngjitës e Covid-it të zakonshëm. A është më i rrezikshëm ky variant? A është më infektues por jo më vdekjeprurës? Sa të infektuar me Omicron ka Shqipëria?

Ministria e Shëndetësisë duhet të japë përgjigje, të këshillojë, të marrë mas,a e të mos mjaftohet me statuse në Facebook!

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!