Aktualitet

I ati me mision në Afrikë, Olta Xhaçka vizition djalin e porsalindur të tetarit: S’mundi të jetë fizikisht pranë vogëlushit

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka treguar se i porsalinduri është pagëzuar me emrin "Arbri". 
Featured image of article: I ati me mision në Afrikë, Olta Xhaçka vizition djalin e porsalindur të tetarit: S’mundi të jetë fizikisht pranë vogëlushit Olta Xhaçka

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkuar në spital për të takuar djali e porsalindur të tetarit Mirlind Çeka, i cili është nisur me mision në Afrikë.

Me anë të një statusi në Facebook, ministrja ka treguar se i porsalinduri është pagëzuar me emrin “Arbri”.

“Babai i tij, tetar Mirlind Çeka nuk mundi dot të jetë fizikisht pranë vogëlushit në ditën e ardhjes në jetë, pasi ndodhet me mision në Mali (Afrikë). Për Arbrin e vogël, nënën e tij Elisianën dhe për çdo familje të efektivëve tanë në misione vëmendja është maksimale. Po aq e madhe është dhe krenaria e falenderimi ynë për mbështetjen që familjet i japin efektivëve tanë me mision në Kosovë, Afganistan, Mali apo Letoni,“-shkruan ndër të tjera ministrja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i plotë:


(k.m/dosja.al)

Shto Koment