LIVE UPDATES
Politike

Olta Xhaçka merr detyrën e re, shpalos planin e objektivat: S’do shpik rrotën, pamjet me radhë tek Ambasadat s’duhet të

5 Janar 2021, 07:35 Nga DOSJA
Olta Xhaçka merr detyrën e re, shpalos planin e objektivat:

TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë me dije objektivat e saj në detyrën e re, duke vënë theksin tek Konsullatat shqiptare në botë. Në një konferencë për shtyp gjatë marrjes së detyrës, ajo u shpreh se pamjet e radhëve në ambasadat shqiptare në Greqi nuk duhet të përsëriten, duke ‘thumbuar’ paraardhësin Gent Cakaj. Ndër të tjera, Xhaçka shprehu angazhimin e saj për projektin e ardhshëm, atë të Këshillit të Sigurimit.

“Kryenegociatori duhet të marrë jo vetëm përgjegjësinë që e ka marrë, po edhe mbështetjen e plotë nga zinxhiri i punës me integrimin në këtë ministri, duke u koordinuar prej tij dhe duke u përgjigjur para tij. Rritja sasiore e cilësore përmes dixhitalizimit të shërbimeve për shqiptarë jashtë atdheut duhet të vazhdojë me ritme të larta. Askush nuk duhet të ndjehet i lënë pas dore dhe ndodhitë e zvarritjes së qytetarëve para disa kohësh në konsullatën tonë në Selanik apo në ambasadën tonë në Athinë, jo vetëm nuk duhet që të përsëriten por duhet të mos harrohen asnjëherë si mësim i madh për shërbimin tonë konsullor. Unë do të krijoj menjëherë një grup pune me ambasadorët me më shumë përvojë për të piketuar një sërë hapash të mëtejshëm në reformimin e shërbimit tonë diplomatik dhe do t’ju ftoj të gjithëve të jepni idetë tuaja. Kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim,”-tha Xhaçka.

FJALA E PLOTË: 

Kryeministër dua të të falënderoj nga zemra për besimin e madh që treguat tek unë duke më besuar këtë detyrë në një vit kaq të rëndësishëm për politikën e jashtme të Shqipërisë. Por dua të falënderoj shumë edhe Gentin. Kam shumë respekt për punën e bërë nga paraardhësit e mi, e posaçërisht për punën e bërë nga Genti në kushte aspak të lehta si pasojë e pengesës se krijuar artificialisht në dekretimin e tij. Por, edhe në aspektin personal, i detyrohem një falënderim shumë të posaçëm për kordialitetin dhe profesionalizmin që ka treguar gjatë këtyre ditëve duke koordinuar transferimin e detyrës. Kryeministër, Genti, nuk do të jetë e lehtë, t’ju zëvendësoj të dyve njëheri në drejtimin e politikës së jashtme! Nga ana tjetër, jam shumë e vetëdijshme, që puna që ju keni bërë, e bën punën time këtu më të lehtë. Sepse nuk do të më duhet të rishpik rrotën apo të nis çdo gjë nga zero. Përkundrazi. Megjithatë një gjë dua ta bëj shumë të qartë. Puna nuk është asnjëhërë mjaft dhe unë nuk do të mjaftohem me atë që është bërë apo që vartësit e mi janë mësuar të bëjnë. Unë dua më shumë, nga të gjithë, duke nisur nga vetja ime. Dhe parimi im në drehtimin e dikasterit është lart në pozicion aq me shumë energji dhe orë punë në dispozicion të institucionit nga secili e secila.  Aq sa eksperienca e madhe është një aset i vyer në një institucion si ky, po aq rutina është një problem i madh kur duhen kapercyer barriera të reja e duen bërë punë të reja, siç është edhe puna me integrimin europian për shembull. Dhe në këtë drejtim që është edhe prioriteti ynë nr.1, jam e kënaqur që puna ka qënë intensive. Kryenegociatori duhet të marrë jo vetëm përgjegjësinë që e ka marrë, po edhe mbështetjen e plotë nga zinxhiri i punës me integrimin në këtë ministri, duke u koordinuar prej tij dhe duke u përgjigjur para tij. Rritja sasiore e cilësore përmes dixhitalizimit të shërbimeve për shqiptarë jashtë atdheut duhet të vazhdojë me ritme të larta. Askush nuk duhet të ndjehet i lënë pas dore dhe ndodhitë e zvarritjes së qytetarëve para disa kohësh në konsullatën tonë në Selanik apo në ambasadën tonë në Athinë, jo vetëm nuk duhet që të përsëriten por duhet të mos harrohen asnjëherë si mësim i madh për shërbimin tonë konsullor. Unë do të krijoj menjëherë një grup pune me ambasadorët me më shumë përvojë për të piketuar një sërë hapash të mëtejshëm në reformimin e shërbimit tonë diplomatik dhe do t’ju ftoj të gjithëve të jepni idetë tuaja. Kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim, sepse është shëmbëlltyra e shtetit shqiptar në sytë e të huajve dhe e shqiptarëve jashtë kufijve. Shkëlqimi i Shqipërisë në krye të OSBE është një mësim i madh për sa shumë mund të bëjmë nëse organizohemi si duhet, nëse koordinohemi si duhet, nëse performojme si duhet. I njëjtë duhet të jetë edhe shkëlqimi në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria do ts ulet për herë të parë në historinë e saj pas një vitit. Dera ime do të jetë e hapur për gjithkënd që ka një ide, kërkesë apo ankesë, për këdoqoftë e për çfarëdoqoftë, por njëkohësisht edhe vendimmarrja ime do të jetë e vendosur për të mos toleruar asnjë zvarritje, pengesë a vonesë të shkaktuar subjektivisht.

LAJMI KRYESOR: Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës! Rama: Tani jam i lehtësuar! Ministrja ‘thumbon’ paraardhësin: S’do shpik rrotën, Reformim total konsullatave

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olta xhacka olta xhacka merr detyren olta xhacka olta xhacka merr detyren

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni