Showbiz

Olta Boka flet për kilet e shtuara pas lindjes së vajzës: Shoqëria ushtron presion mbi standardet e bukurisë dhe nuk e mohoj që…

FOTO
Teksa shfaqet pa komplekse këngëtarja thotë se shoqëria pa dashur ushtron presion mbi standardet e bukursë.
Featured image of article: Olta Boka flet për kilet e shtuara pas lindjes së vajzës: Shoqëria ushtron presion mbi standardet e bukurisë dhe nuk e mohoj që… Olta Boka
Përditësuar:

TIRANE– Olta Boka është një ndër këngëtaret shqiptare që së fundmi është bërë mama. Olta nuk ngurron që herë pas here të japë mesazhe në lidhje me mëmsinë, kujdesin ndaj të voglës e sidomos për kilet e shtuara.

Teksa shfaqet pa komplekse këngëtarja thotë se shoqëria pa dashur ushtron presion mbi standardet e bukursë.

“Te kjo foto shoh perendimin, si dhurate nga Zoti, per te embelsuar mbylljen e dites me ngjyrat me te sheqerosura. Shoh karrocen si motivin per te filluar nje tjeter dite te mbushur me ngjyra, por nuk me shpeton nga syte as vetja. Shoh nje version te ndryshuar, patjeter te permbushur, e me zemren duke shperthyer nga kenaqesia, por edhe me disa kg te shtuara kokeforta per 2 muaj. Shoqeria, padashur, ushtron presion mbi standardet e bukurise dhe nuk e mohoj qe ndonjehere e kam vene ne diskutim nese do te mundem te rikthehem ne peshen e meparshme. Por une kam besim, me aq sa njoh veten, me disiplinen, kujdesin qe tregoj ndaj vetes, me kontrollin ndaj ushqimit e me aktivitet fizik qe shume shpejt kg nuk do te jene me nje “shqetesim” per mua. Per momentin zgjodha te shijoj cdo sekonde me te voglen time sepse e di qe koha kalon shpejt e do te me marre malli per keto momente te pakthyeshme. E nese kilogramet jane e keqja kokeforte qe erdhi me te miren dhe bekimin, mund edhe te qendrojne aty pergjithmone”, ka shkruar Olta krah postimit.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by 𝐎𝐋𝐓𝐀 𝐁𝐎𝐊𝐀 (@oltabokaofficial) on

Olta në muajin korrik është bërë nënë e një vajze të cilën e ka quajtur Gaia.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment