Politike

Olsian Çela Kryeprokuror i Përgjithshëm/ Spiropali: Me projektin e Rindërtimit vazhdojmë dhe me ringritjen e institucioneve

Spiropali ka deklaruar se me projektin e Rindërtimit do të vazhdojnë dhe me ringritjen e institucioneve.
Featured image of article: Olsian Çela Kryeprokuror i Përgjithshëm/ Spiropali: Me projektin e Rindërtimit vazhdojmë dhe me ringritjen e institucioneve Olsian Çela

Tiranë-  Olsian Çela u zgjodh dje nga Kuvendi, me 101 vota si kryeprokurori i ri i Përgjithshëm. Për 7 vitet e ardhshme, Olsian Çela do të zëvendësojë në detyrë, kryeprokuroren e Përkohshme të Përgjithshme, Arta Markun, e cila kandidonte për një mandat të dytë.

Nuk ka munguar edhe një reagim i Elisa Spiropalit e cila shprehet se paralelisht me projektin e Rindërtimit vazhdojmë me Ringritjen e Institucioneve, si garanci për më shumë drejtësi dhe zhvillim.

“Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi sot Prokurorin e Përgjithshëm me 101 vota. Paralelisht me projektin e Rindërtimit vazhdojmë me Ringritjen e Institucioneve, si garanci për më shumë drejtësi dhe zhvillim”, shkruan Spiropali.

Po kush është Olsian Çela?

Olsian Çela e nisi karrierën në vitin 2001, pas diplomimit në shkollën e Magjistraturës. Ai konsiderohet si ‘prokurori i dosjeve të forta’. Gjatë punës së tij, prokurori Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.

J.V/Dosja.al

Shto Koment