Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Cela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë inspektime në 7 prokurori të vendit.
Në kërkesën e drejtuar ILD-së, Çela ka kërkuar inspektime tematike në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën Mars 2020 – Mars 2021.
Këkresa e plotë për ILD:
Në vijim të kërkesës së paraqitur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë z.Artur Metani në lidhje me kryerjen e inspektimeve tematike, Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela në zbatim të ligjit nr.97/2016 “Për organizimin e funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” si dhe Marrëveshjes së Bashkëpunimit me ILD “Për kryerjen e inspektimeve institucionale e tematike dhe për shkelje individuale të magjistratëve/prokurorë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”, i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kryerjen e inspektimeve tematike në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën Mars 2020 – Mars 2021.
Prokurori i Përgjithshëm, në ushtrim të funksioneve ligjore që lidhen me mbikëqyrjen nga ai të zbatimit të udhëzimeve të përgjithshme, nisur nga probleme të konstatuara gjatë vitit të kaluar në këtë drejtim, si dhe në kuadër të kujdesjes për ushtrimin e kompetencave ligjore dhe kushtetuese të prokurorisë, duke vlerësuar si çështje prioritare ato që lidhen me garantimin e pavarësisë së prokurorëve si dhe llogaridhënien e drejtuesve dhe prokurorëve, i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kryerjen e inspektimeve tematike në 7 Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë me objekt masat administrative dhe procedurale të marra për zbatimin e udhëzimeve dhe urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm si më poshtë:
• Udhëzimi i Përgjithshëm nr.3, datë 29.12.2016 “Për shpërndarjen e çështjeve në prokurori”, për hedhjen e shortit elektronik;
• Udhëzimi i përgjithshëm nr.12 datë 20.07.2020 “Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe garantimin e pavarësisë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”, i ndryshuar;
• Udhëzimi i përgjithshëm nr.10, datë 17.07.2020, “Për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave, krimit financiar, financimit të terrorizmit dhe në hetimet pasurore për sekuestrimin/konfiskimin e aseteve/pasurive produkt i veprimtarise kriminale”;
• Urdhri nr.120 datë 08.09.2020 “Për miratimin e disa shtesave në “Rregulloren Standard të organizimit dhe funksionimit të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm” e miratuar me urdhrin nr.32/2017”;
• Udhëzimi i përgjithshëm nr.11, datë 20.07.2020 “Për rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2020 në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, dhe zbatimin e Planit të Veprimit – për zbatimin e “Rekomandimeve të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2020”, i miratuar me urdhrin nr.112, datë 27.07.2020;
• Urdhri nr.164, datë 18.12.2020 ”Për miratimin e Rregulloreve Standard të organizimit dhe funksionimit të prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apeleve me juridiksion të përgjithshëm”.
Prokurori i Përgjithshëm vlerëson si thelbësor sigurimin e llogaridhënies në sistemin e prokurorisë përmes garantimit të transparencës për publikun, në funksion të mirëfunksionimit të shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e sanitares së Sanatoriumit Tire Alldervishi për një një masë më të butë sigurie dhe e ka lënë në burg...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vdekjen e mbushur plot mister të studentes Evgjeni Baxho. Kjo e fundit është gjetur e pajetë...
BALLSH- Agim Hoxha është 16-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në fshatin Belishovë të Ballshit për shkak të një aksidenti automobilistik. Ai së ba...
TIRANË– Spitali Memorial i Fierit prite të hapë dyert ditën e enjte, më 27 maj të këtij viti, ndërkohë që stafi do të jetë i përbërë nga mjekë shqipt...
SARANDË- Fillimi i sezonit turistik ka nisur dhe punimet po vahdojnë ende në një ndër zonat më turistike të bregdetit shqiptar në Sarandë afër Marinës. Pam...
ELBASAN– Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit duke lënë në burg Arbër Paplekajn, i cili u vu në pranga pë...
BRUKSEL– Njësia e Këshillit të Europës që merret me krimin financiar dhe parandalimin e tij në shtetet anëtare, vlerëson se Shqipëria nuk ka arritur të përmirë...
KAPSHTICË–Radhë të gjata janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku punonjësit sezonalë kërkojnë të kalojnë drejt Greqisë të cilët janë në pritje që ...
Instituti i Statistikave ka shtyrë për vitin 2024 Censin e Bujqësisë i cili fillimisht ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022.Ky cens shihet i lidhur...
BERAT– Tre persona janë vënë në hetim nga policia në Berat, të cilët akuzohen për krime mjedisore. Policia bën me dije se ka proceduar penalisht M. Sh., 53 vje&...