Sport

Olsi Rama “kunja” FSHF-së: Mbyllim kampionatin dhe nxjerrim skuadrën kampione me ‘Playstation’

Në një prononcim për “Top-Channel”, ka folur dhe drejtori i klubit Olsi Rama i cili tregoi edhe këshillat e marra nga FSHF-ja ku një prej tyre ishte edhe evitimi i kontakteve fizike.
Featured image of article: Olsi Rama “kunja” FSHF-së: Mbyllim kampionatin dhe nxjerrim skuadrën kampione me ‘Playstation’ Olsi Rama

TIRANË- Partizani ka zbritur paraditen e sotme normalisht në stërvitje duke parë që lajmi për ndalimin e Superligës nuk ishte bërë ende zyrtare. Lojtarët kanë zbritur në fushë me maska doreza mbrojtëse. Në një prononcim për “Top-Channel”, ka folur dhe drejtori i klubit Olsi Rama i cili tregoi edhe këshillat e marra nga FSHF-ja ku një prej tyre ishte edhe evitimi i kontakteve fizike.

“Na u dorëzua një listë nga federate me këshilla normale që duhet ti ndjek çdo njeri jo vetëm futbollistët, megjithatë pati diçka që krijoi hilaritet tek të gjithë kur iu komunikua. Nuk duhej të kishin kontakt fizik dhe unë nuk e di si mund të bëhet kjo, nëse do luajmë futboll le të luajmë, nëse duhet të mbyllim kampionatin le ta luajmë në playstation dhe të nxjerrim kampionin nga distanca”, shprehet Olsi Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(E.Ç/ Dosja.al)

Shto Koment