Politike

‘Olsi bashkëpunoi me kreun e grupit të Xibrakës’/ Berisha: Rama për lëkurën e tij po shet dhe të vëllanë

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Ramës po i shtrëngohet laku në fyt pasi e kishte mbrojtur Valdrin Pjetrin dhe më pas u detyrua që ta pezullonte.
Featured image of article: ‘Olsi bashkëpunoi me kreun e grupit të Xibrakës’/ Berisha: Rama për lëkurën e tij po shet dhe të vëllanë Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij Edi Ramën, se po bën çdo gjë për të shpëtuar veten e tij.

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se Ramës po i shtrëngohet laku në fyt pasi e kishte mbrojtur Valdrin Pjetrin dhe më pas u detyrua që ta pezullonte.

“Edvin Mafia për lëkurën e tij po shet Olsi Drogën! Miq, Edvin Drogës po i shtrëngohet laku në fyt! Edvin, akuzoje sa të duash Olsi drogë, vetë nuk ke shpëtim. Rama ik!,”-shkruan Berisha.

Postimi i plotë: 

 

Ditën e sotme Partia Demokratike publikoi dokumentet që vërtetonin se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paraljmëruar një protestë që pritet të zhvillohet nesër në Shkodër, kundër Pjetrit.

Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

Shto Koment