Sport

Olimpisti shqiptar i skive: Mos provoni skitë pa ndihmë, do thyeni gjymtyrët

Tola tregon se edhe vetë në fillimet e tij është rrëzuar e dëmtuar pak herë. Ai renditi thyerjen e këmbëve, krahëve dhe djegien e fytyrës.
Featured image of article: Olimpisti shqiptar i skive: Mos provoni skitë pa ndihmë, do thyeni gjymtyrët
Përditësuar:

ITALI – Jo të gjithë ndoshta e dinë që vendi ynë ka marrë pjesë në 4 Olimpiada dhe në sportin e skive është përfaqësuar nga djaloshi që jeton në Itali, Erjon Tola.

I ftuar në Top Channel, skiatori shqiptar tregoi për vështirësitë e aplikimit të këtij sporti dhe se duhet patur kujdes nga amatorët, për të mos provuar të rrëshqasin pa ndihmën e një profesionisti në krah. Tola tregon se edhe ai vetë në fillimet e tij është rrëzuar e dëmtuar pak herë. Ai renditi thyerjen e këmbëve, krahëve dhe djegien e fytyrës.

“E vështira është në qoftë se dikush dëshiron ta zbulojë vetë. Skitë janë kundra instinktit, nëse ke frikë, skitë marrin lëvizjen e lirë dhe nuk i kontrollon dot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky sport duhet të niset me një profesionist, por është e lehtë. Në fakt, kam pasur aksidente. Sepse luan faktorë tepër të madh. Kam thyer këmbë, krahë, pulpë, gjunjë, kam djegur fytyrën. Normale që është një sport në nivele të larta i rrezikshëm. Në nivele turistike nuk është i rrezikshëm”,- u shpreh Tola.

B.T (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment