Bota

OKB jep paralajmrimin e fortë: Mbyllja e shkollave do shkaktojë një katastrofë gjeneratash

Për shkak të pandemisë, miliona fëmijë kanë mbetur pa mësim. Kreu i OKB tha se nga kjo situatë janë prekur të paktën 1 miliard nxënës në 160 vende.
Featured image of article: OKB jep paralajmrimin e fortë: Mbyllja e shkollave do shkaktojë një katastrofë gjeneratash Foto Ilustruese

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres paralajmëroi të martën se bota po përballet me një katastrofë gjeneratash për shkak të mbylljes së shkollave. Ai tha se rikthimi i nxënësve në klasa të sigurta duhet të jetë një prioritet kryesor.

Për shkak të pandemisë, miliona fëmijë kanë mbetur pa mësim. Kreu i OKB tha se nga kjo situatë janë prekur të paktën 1 miliard nxënës në 160 vende.

“Ne jemi përballë një katastrofe gjeneratash, e cila mund të shkatërrojë potencialin njerëzor dhe do të minojë dekada të tëra progres. Pasi transmetimet lokale të Covid-19 të vendosen nën kontroll, rikthimi i nxënësve në shkollë në mënyrën sa më të sigurt të mundshme duhet të jetë prioriteti kryesor. Konsultimi me prindërit, mësuesit, kujdestarët dhe të rinjtë duhet të jetë themelor”- tha Guterres, duke theksuar se kjo situatë do të thellojë pabarazitë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: .reuters.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment