Showbiz

“Oh Zot! Nuk mund ta përballoj” Bebe Rexha përjeton “tmerrin” gjatë fluturimit për në Shqipëri (FOTO)

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka treguar se është përballur me turbulenca në avion, duke e panikosur shumë.  
Featured image of article: “Oh Zot! Nuk mund ta përballoj” Bebe Rexha përjeton “tmerrin” gjatë fluturimit për në Shqipëri (FOTO) Bebe Rexha

TIRANË- Këngëtarja shqiptare me famë  botërore  Bebe Rexha, ka treguar se është nisur  drejt Shqipërisë për  të dhuruar paratë e mbledhura për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Përveç qëllimit kryesor që të dhurojë paratë në ndihmë të Shqiptarëve, Bebe synon  që me bamirësinë e saj të bëjë edhe një thirrje për mediat ndërkombëtare rreth tragjedisë me të cilën u përball vendi  jonë mëngjesin e 26 nëntorit.

Mesa duket edhde udhëtimi e paska mërzitur dhe tmerruar këngëtaren shqiptare, në fluturimin drejt Shqipërisë pasi përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka treguar se është përballur me turbulenca në avion, duke e panikosur shumë.

“Turbulenca më e keqe që kam kaluar në një kohë të gjatë. Oh Zot. Nuk e di dhe sa mund të përballoj.”-shkruan Bebe.

A.C/Dosja.al

Shto Koment