Sociale

Manastirliu: Shumë shpejt do vijnë respiratorët e rinj, sot pritet ngarkesë me 6 ton materiale për mbrojtjen e mjekëve

Ministrja tha se  respiratorët do të vijnë pas 10 ditësh, por ashtu njotoi se sot pritet një ngarkesë 6 ton me materiale për mbrojtjen e personelit shëndetësor.
Featured image of article: Manastirliu: Shumë shpejt do vijnë respiratorët e rinj, sot pritet ngarkesë me 6 ton materiale për mbrojtjen e mjekëve Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi dhe procedurat për blerjen e aparaturave respiratorë. Në një lidhje me emisionin “Real Story”, ministrja tha se  respiratorët do të vijnë pas 10 ditësh, por ashtu njotoi se sot pritet një ngarkesë 6 ton me materiale për mbrojtjen e personelit shëndetësor.

Procedura e parë ka qenë për 54 respiratorë, një pjesë e tyre priten për një afat 10-ditor dhe pjesa tjetër për një afat 3-javor. por do hapim procedurë tjetër për respiratorë të tjerë. Sigurisht që sot gjithë bota përballet me shumë vështirësi dhe ne përballemi me vështirësi. Tregu botëror ka bërë një bllokim të transporteve. Ne kemi arritur që të lidhim kontrata që të mundemi t’i finalizojmë. Sot vjen një ngarkesë me 6 ton me materiale specifike për mbrojtjen e personelit shëndetësor”, deklaroi Manastirliu.

Ndërkohë Manastirliu ka reaguar dhe pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore ajo deklaroi se vendos në një afat të përcaktuar të gjitha masat që duhen zbatuar nga institucionet publike, jo publike, private në një gjendje ku vëmendja i kushtohet daljes nga gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment