Aktualitet

Ogerta Manastirliu: Nga e hëna nisim testimin me testet e shpejta, 100 mijë copë kanë ardhur në Shqipëri

VIDEO
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se prej 20 dhjetorit testet e shpejta do të jenë prezente dhe në spitalet rajonale. 
Featured image of article: Ogerta Manastirliu: Nga e hëna nisim testimin me testet e shpejta, 100 mijë copë kanë ardhur në Shqipëri Ogerta Manastirliu, MSH
Përditësuar:

TIRANE– Ogerta Manastirliu njoftoi se 100 mijë teste të shpejta kanë mbërritur në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë tha se nga e hëna testimi do të nisë në Tiranë fillimisht, ndërsa pas 20 dhjetorit testimi i shpejtë do të shtrihet edhe në rrethe.


“Testimi do të nisë nga e hëna fillimisht në Tiranë. Kemi siguruar 100 mijë teste, testimi i shpejtë do të nisë në Tiranë. Janë epidemiologët ata që do të vendosin sesi do të kryhen këto teste. Pikat e testimit do të bëhen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh. Prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të shtrihen edhe në spitalet rajonale.”-tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g/dosja.al)

Shto Koment