Aktualitet

Ogerta Manastirliu jep lajmin e mirë: 5 mjekë dhe infermierë janë shëruar

Manastirliu ka deklaruar se 5 mjekë dhe infermierë që u prekën nga COVID-19 janë shëruar.
Featured image of article: Ogerta Manastirliu jep lajmin e mirë: 5 mjekë dhe infermierë janë shëruar Foto e publikuar nga Ogerta Manastirliu, stafi mjekësor tek Infektivi

Tiranë-5 mjekë dhe infermierë që u prekën  nga COVID-19,  rezultojnë të shëruar pas testimit  të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 13 mjekë dhe infermirë të shëruar deri më tani në Tiranë dhe Durrës.

 

COVID-19 Lajm i mirë🙏🏼 Edhe 5️⃣ mjekë dhe infermierë të shëruar🙏🏼 Shkon në 1️⃣3️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe DurrësDeri tani janë 6️⃣7️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛 #FORCA”,  ” , shprehet ministrja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment