
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme për mediat u shpreh se viktimat nga COVID janë një humbje e madhe.
Teksa po fliste në lidhje me situatën e menaxhimit të pandemisë në vend, Manastirliu tha ndër të tjera se vdekjet që ndodhin në spitalet COVID në Shqipëri mësohen nga strukturat spitalore dhe shkaku përcaktohet nga mjeku.
‘Çdo viktimë për ne është një humbje e madhe. Fatalitetet merren vesh nga strukturat spitalore, që janë të autorizuara për këto çështje, dhe vetëm prej tyre merret vesh çdo gjë. Shkaku i vdekjes përcaktohet nga mjeku.’- tha Ministrja.
(f.m/dosja.al)