Politike

Koncesioni i sterilizimit në SPAK, Manastirliu: Kemi ndryshuar kontratën, do të ketë një reduktim 25% të pagesës (VD)

Manastirliu sqaroi se ndryshimet do të jenë shumë shpejt të zbatueshme dhe në momentin që do të kemi mbi 64 mijë ndërhyrje do të ketë një reduktim 25% të pagesës për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e ndryshme.
Featured image of article: Koncesioni i sterilizimit në SPAK, Manastirliu: Kemi ndryshuar kontratën, do të ketë një reduktim 25% të pagesës (VD) Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë sot me dije se koncensioni sterilizimit, që tashmë është nën hetimet nga SPAK, ka përsuar ndryshime. Në një deklaratë për mediat, Manastirliu u shpreh se ndëryshimet do të jenë në favor të shtetit dhe qytetarëve, pasi do shpenzohen më pak para dhe do merren më shumë shërbime nga kontrata e Partneritetit Publik Purivat.

Manastirliu sqaroi se ndryshimet do të jenë shumë shpejt të zbatueshme dhe në momentin që do të kemi mbi 64 mijë ndërhyrje do të ketë një reduktim 25% të pagesës për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e ndryshme.

 “Kemi amenduar kontratën e sterilizimit, nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por instrumente, pesë procese pune dhe të gjithë elementëve që ofrojnë sigurie maksimale për shëndetin e qytetarëve. Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, të janarit duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompelskitetet. Ajo që kemi përfituar është siguria për qytetarët. Tani mbi 64 mijë ndërhyrje ka reduktim 25% të pagesave për kompeklesitetet. Numri i ndërhyrjeve nuk shtohet se duam ne por nga sëmundshmëria”, u shpreh Manastirliu.

Në datën 23 dhjetor Nisma ‘Thurje’ depozitoi në SPAK kallëzimin e parë për hetimin e ish-zyrtarëve të lartë, për koncesionin e sterilizimit. Sipas padisë së dorëzuar në këtë Prokurori, thuhet se ky shërbim publik me kosto të ulët, i kaloi privatit, pasi sipas tyre, koncesioni për sterilizimin i shkakton dëm buxhetit të shtetit. Koncensioni i sterilizimit është lidhur për një afat 10-vjeçar, me një vlerë fillestare të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh. Përfaqësusit e Nisma “Thurje” hedhin akuza edhe mbi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas tyre, kanë abuzuar me taksat e qytetarëve. Pak ditë më parë SPAK nisi dhe hetimet, ku mori në pyetje, Artan Konin, mjeku i cili ka denoncuar këtë PPP dhe u shpreh se kishte folur si kallëzues për këtë çështje.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment