Aktualitet

OFL zbarkon në Shkodër, iu çon pusullën dy “të fortëve”, mes tyre Safet Bajri

Në sitën e OFL-së janë Rustemit (Bajri) dhe Sirjan Aliaj. Ata njihen si të fortët e Shkodrës dhe duhet të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.
Featured image of article: OFL zbarkon në Shkodër, iu çon pusullën dy “të fortëve”, mes tyre Safet Bajri Safet Bajri dhe OFL

Shkodër- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ka zbarkur sot në Shkodër, ku i ka çuar formularët dy të dënuarve për grup të strukturuar kriminal. Në sitën e OFL-së janë Safet Rustemit (Bajri) dhe Sirjan Aliaj. Të dy personat duhet të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.

Kush është Safet Bajri?

Safet Bajri është anëtari i grupit Bajri. Ai ndodhet në burg në Shqipëri pasi është dënuar me 9 vite burg nga gjykata e Belgjikës,  për “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Bajri nuk mund të ekstradohet drejt Belgjikës për shkak se dy vendet nuk kanë një marrëveshje për këtë pjesë. Gjithsesi dy vendet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri do e vuaj dënimin në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

OFL, 19 gusht Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

• S. A., banues në Shkodër,​ i dënuar për veprat penale “Grupi i stukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

• S. R., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment