Aktualitet

OFL zbarkon në Shkodër dhe Mirditë/ I dërgon formularin Behar Bajrit dhe 2 të dënuarve të tjerë (EMRAT)

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formular për deklarimin e pasurisë Behar Bajrit dhe dy personave të tjerë, Artan Prenga dhe Arben Ghete. Ata duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.
Featured image of article: OFL zbarkon në Shkodër dhe Mirditë/ I dërgon formularin Behar Bajrit dhe 2 të dënuarve të tjerë (EMRAT) OFL dhe Behar Bajri

SHQIPËRI– OFL (Operacioni Forca e Ligjit”) u ka dërguar formularët 3 të dënuarve, Behar Bajrit, Artan Prengës dhe Arben Ghetës. Tre të dënuarit duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.

Behar Bajri u lirua nga gjykata më 29 qershor. Gjykata e Shkodrës dha masën “detyrim paraqitje” për  numrin dy të grupit të Bajrit, duke e akuzuar vetëm për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Po kështu pak kohë më parë, Bajri u risoll në media për lidhjen e tij me një infermiere 32-vjeçare nga Tirana, e cila figuronte si punonjëse në spitalin e Shkodrës. Dosja e emërimeve në punë dhe influenca që grupi Bajri kishte në Shkodër pushtoi faqet e para të mediave. (Lexo këtu) 

Ndërkohë Artan Prenga është dënuar për shfryrëzim prostitucioni dhe Arben Ghete për trafik droge.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. B., banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A. P., banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;

A. G., i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment