Aktualitet

Vrasje me paramendim, trafik droge dhe vjedhje me armë, OFL u dërgon formularin 3 të fortëve në Tiranë dhe njërit në Kavajë

Përkatësisht Ylli Murati banues në Tiranë rezuton i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”. Ai është shpallur në kërkim pasi bashkë me mikun e tij, Armand Kuqin, të armatosur dhe të veshur me uniformë policie nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 20 mijë euro dy udhëtarëve në autobusin e linjës Itali-Vlorë.
Featured image of article: Vrasje me paramendim, trafik droge dhe vjedhje me armë, OFL u dërgon formularin 3 të fortëve në Tiranë dhe njërit në Kavajë OFL (Foto ilustrim)

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit është rikthyer në Shqipërinë e Mesme dhe u ka dërguar formularin tre të fortëve në Tiranë dhe njërit në Kavajë. Dosja.al mëson se OFL-ja u ka dërguar formularin Ylli Muratit, Blendi Harasanit, Emiljano Tashos në Tiranë dhe Spartak Kazazit në Kavajë. 

Përkatësisht Ylli Murati banues në Tiranë rezuton i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”. Ai është shpallur në kërkim pasi bashkë me mikun e tij, Armand Kuqin, të armatosur dhe të veshur me uniformë policie nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 20 mijë euro dy udhëtarëve në autobusin e linjës Itali-Vlorë.

Blendi Harasani banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Emiljano Tasho, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

dhe Spartak Kazazi banues në Kavajë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Njoftimi i OFL-së 3 qershor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

– Y. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

– S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

– B. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– E. T., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment