Aktualitet

OFL-ja në aksion, sot kërkon ‘llogari’ në Vlorë e Fier, subjektet të dënuar për vrasje. Akuza për prostitucion dhe drogë

Formulari sot i ka shkuar Aleksandër Llandajt, nga Vlora, dhe dy vëllezërve, Vladmir dhe Shpëtim Çilotaj nga Fieri.
Featured image of article: OFL-ja në aksion, sot kërkon ‘llogari’ në Vlorë e Fier, subjektet të dënuar për vrasje. Akuza për prostitucion dhe drogë Foto ilustruese

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka “postuar” sot tre formularë për tre persona, të cilët brenda 48 orëve duhet që të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit.

Formulari sot i ka shkuar Aleksandër Llandajt, nga Vlora, i cili ka qënë i dënuar për vrasje. Krahas tij, OFL ka ndaluar edhe në Fier, duke u kërkuar llogari edhe dy vëllezërve, Vladmir dhe Shpëtim Çilotaj.

Ky i fundit është nën hetim për vrasje dhe për prostitucion, ndërsa Vladimiri gjithashtu po pret vendimin e Gjykatës pasi akuzohet për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Kush është Aleksandër Llanaj?

Vlonjati është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë dhe është dënuar me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri. Gjithçka nisi nga një zënkë mes të disa të rinjve pas një feste ditëlindjeje. Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj dukë shënuar të ashtuquajturën “Masakra e Çoles”.

NJOFTIMI I PLOTË:

OFL, 9 qershor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-A. Ll., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasje kundër dy ose më shumë personave”;

-V. Ç., banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe fabrikim i lëndëve narkotike dhe psikotrope”;

-Sh. Ç., banues në Fier, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment