Aktualitet

OFL shkon dhe në Kukës, u dorëzon formularin dhe dy “të fortëve” që janë dënuar për vjedhje me dhunë

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se deklarimi i pasurisë u kërkohet shtetasve Zejnel Meçe dhe Bujar Ajeti.
Featured image of article: OFL shkon dhe në Kukës, u dorëzon formularin dhe dy “të fortëve” që janë dënuar për vjedhje me dhunë OFL

TIRANË- Oficerët e Policisë të operacioni i Forca e Ligjit ka në shkuar sot në Kukës dhe kanë dorëzuar formualarin e tyre të “të fortëve” në Kukës. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se deklarimi i pasurisë u kërkohet shtetasve Zejnel Meçe dhe Bujar Ajeti.

Meçe është dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, ndërsa Ajeti është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Z.M., banues në Kukës, i dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”; B. A., banues në Kukës, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(A.B. Dosja.al) 

Shto Koment