Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
OFL në Kurbin dhe Fier, kërkon llogari për pasurinë e 2 shtetasve, një i dënuar në Kosovë
2 Dhjetor 2020, 12:29Nga DOSJA
TIRANË– OFL kërkon nga dy shtetas në Kurbin dhe Fier që të deklarojnë pasuritë e tyre.
Bëhet fjalë për shtetasit Shpendi Lilaj, Bashkim Hasani të dënuar përkatësisht për “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i OFL:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Sh. L., banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; B. H., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka mbyllur hetimin për Valdrin Pjetrin. Ish-kryebashkiaku i Shkodrës nuk do të gjykohet dhe as do të hetohet për akuzën e “Falsif...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Njësinë 5 të Unazës e Madhe në Tiranë.Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se një makinë ka goditur një ...
Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL), paralajmëroi të mërkurën se rrjetet e organizuara kriminale mund të synojnë shitjen e vaksinave false kundër kor...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo i ka konsideruar si tymnajë mbi punën e mjekëve akuzat e Partisë Demokratike për fshehjen e numrit të viktimave të shkaktuara nga...
TIRANË– Eugena Tomini ka deklaruar se çerdhet dhe kopshtet nuk janë konsideruar si vatër infektimesh. Në deklaratën e mbajtur në Komisionin Teknik t...
TIRANË– Në një takim me 100 të rinj online, këngëtarja Anxhela Peristeri ka shprehur mbështetje për punën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj...
TIRANË– Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka shtyrë dekretin e Presidentit Ilir Meta për ‘metrologjinë’. Ajo do të shyrtohet më 4...
KUKËS– Veton Surroi është sërish ‘Qytetar Nderi’ për qarkun e Kukësit. Dosja.al ka mësuar se një javë pas vendimit skandaloz që u mor nga Këshilli Bashkiak...
TIRANË– Mira Rakaolli, zv/ministre e shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve deklaroi se testet e shpejta për Covid-19, do të vijnë në ...