Aktualitet

OFL rikthehet në Kurbin, Lezhë e Tiranë, u çon ‘pusullën’ katër subjekteve, të dënuar për trafik droge dhe vjedhje me dhunë

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për katër personat e dënuar për trafik droge apo vjedhje me dhunë, të cilët janë: Mino Zotaj, Gjon Kola, Luan Ibro, Flamur Xeka.
Featured image of article: OFL rikthehet në Kurbin, Lezhë e Tiranë, u çon ‘pusullën’ katër subjekteve, të dënuar për trafik droge dhe vjedhje me dhunë OFL

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit është rikthyer sërish në Lezhë, Kurbin e Tiranë, ku u ka dërguar pusullën për vetëdeklarimin e psurisë, katër subjekteve. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për katër personat e dënuar për trafik droge apo vjedhje me dhunë, të cilët janë: Mino Zotaj, Gjon Kola, Luan Ibro, Flamur Xeka.

Për çfarë akuzohen këta subjekte?

Mino Zotaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”;

Luan Ibro, banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë”;

Flamur Xeka, banues në Kurbin, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Gjon Kola, banues në Lezhë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i plotë, OFL, 18 qershor

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. Z., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”;

L. I., banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë”;

F. X., banues në Kurbin, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Gj. K., banues në Lezhë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment