Aktualitet

EMRAT/ OFL-ja zbret në Vlorë, ja kush janë katër subjektet që duhet të vetëdeklarojnë pasuritë

Konkretisht, Eduart Xhezo, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Featured image of article: EMRAT/ OFL-ja zbret në Vlorë, ja kush janë katër subjektet që duhet të vetëdeklarojnë pasuritë Eduart Xhezo dhe OFL

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku u ka dërguar pusullën katër subjekteve të radhës, në këtë qytet. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për të dënuarit për vepra të ndryshme penale, Eduart dhe Hakim Xhezo (vellezer), Gentjan Dautaj dhe Divid Islamaj.

Konkretisht, Eduart Xhezo, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I riu njihet nga të gjithë si ‘i forti’ i Vlorës është në burg për vrasjen e biznesmenit 50-vjeçar Arben Beqiraj, pas një konflikti që u përshkallëzua në të shtëna me armë më 4 gusht të vitit 2019. Ai u arrestua në Durrës, rastësisht pas një ndjekje nga ana e Policisë Rrugore, pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëtonte me shpëjtësi.
Hakim Xhezo, vëllai i Eduartit, banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gentjan Dautaj banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentative. Ai është në Itali, ku po vuan dënimin me 1.8 vite burgim për vjedhje me armë. Dautaj kërkohet nga autoritetet shqiptare si i dyshuar për atentatin ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, i cili mbeti i plagosur. Por përfunduar dënimin në Itali, Dautaj nuk mund të ekstradohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Divid Islamaj banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Njoftimi zyrtar i OFL, 2 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
E. Xh., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
H. Xh., banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
G. D., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë;
D. I., banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment