Aktualitet

OFL-ja në Berat e Fier, u dërgon pusullën tre të dënuarve për trafik të lëndëve narkotike, pengmarrje dhe organizatë kriminale

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për tre të dënuarit: Elsido Sani, Kujtim Xhufi, Elidon Bendajaias (alias Erion Lamaj). 
Featured image of article: OFL-ja në Berat e Fier, u dërgon pusullën tre të dënuarve për trafik të lëndëve narkotike, pengmarrje dhe organizatë kriminale OFL

SHQIPËRI– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në jugun e Shqipërisë, dhe u ka çuar pusullën për vetëdeklarimin e pasurive të tyre. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për tre të dënuarit: Elsido Sani, Kujtim Xhufi, Elidon Bendajaias (alias Erion Lamaj). 

Këta të tre persona do të duhet të deklarojnë pasurinë e tyre dhe duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Konkretisht ata janë dënuar për:

1. Elsido Sani, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike dhe mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike me qëllim shitjen”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

2. Kujtim Xhufi, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

3. Elidon Bendajaias (alias Erion Lamaj), banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” në rrethana lehtësuese.

Njoftimi i OFL-së , 13 gusht

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. S., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike dhe mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike me qëllim shitjen”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

K. Xh., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

E. B. (alias E. L.), banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” në rrethana lehtësuese.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment