Aktualitet

OFL iu dërgon formularët për të deklaruar pasuritë dy të dënuarve për drogë dhe prostitucion (EMRAT)

Mikel Hoxha dhe Saimir Petova janë në sitën OFL-së dhe brenda 48 orëve duhet të deklarojnë pasuritë e tyre.
Featured image of article: OFL iu dërgon formularët për të deklaruar pasuritë dy të dënuarve për drogë dhe prostitucion (EMRAT) OFL
Përditësuar:

Tiranë- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë dy personave, Mikel Hoxha dhe Saimir Petova, të dënuar për prostitucion, trafik droge dhe organizatë kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

M. H., banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”;

S. P., banues në Berat, dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit,Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt, Arben dhe Valentino Kaçorrit, Altin Lames, Eduard Dushkut, Fatjon Lazes, Kreshnik Budllës, Astrit Avdylajt, Astrit Balliut,Arben Frrokut, Jasin Kalas Durim Keçit, Flamur Hakës , Talo Çelës, Aurel Hoxhallarit, Elidon Kotorrit.,  Edmond Begos, Eduart Nazarit  Gentian Cakos. Ervis dhe Leonat Gavellit. Ahmet Isufaj  Zaim Tafa Vangjel Zijaj dhe Ervis Rapo

J.V/Dosja.al

Shto Koment