Aktualitet

Familja me 6 vëllezërit Jahelezi, Fatmir Kajolli e Gëzim Çela, EMRAT e papublikuar të OFL, ja kush do të goditet (LISTA)

Në listë bie në sy fakti që të 6 vëllezërit Jahelezi do të duhet që të japin me detaje llogari se si e kanë vënë pasurinë e tyre, dhe Gëzim Çela, i cili është ende në kërkim. 
Featured image of article: Familja me 6 vëllezërit Jahelezi, Fatmir Kajolli e Gëzim Çela, EMRAT e papublikuar të OFL, ja kush do të goditet (LISTA)

TIRANË– Zbardhen emrat e të dyshuarve të tjerë të lidhur me krimin që do të kalojnë në ‘sitën’ e Operacionit Forca e Ligjit. Në emisionin “Repolitix”, gazetari i kronikës Elton Qyno ka publikuar emrat e radhës që sipas tij do të duhet të justifikojnë pasurinë e tyre, e cila dyshohet se është vënë nga aktiviteti kriminal.

Në listë bie në sy fakti që të 6 vëllezërit Jahelezi do të duhet që të japin me detaje llogari se si e kanë vënë pasurinë e tyre, dhe Gëzim Çela, i cili është ende në kërkim. Sipas gazetarit, lista e OFL-së do të kapë shifrën e 1300 personave që do të jenë në “lupën” e OFL-së.

EMRAT E LISTËS SË OFL-së:

1. Aurel ose Altin Hoxhallari, dyshohet se wshtw porositësi i vrasjes së Devi Kasmit

2. Gëzim Çela, i njohur ndryshe si “Baroni i Drogws” wshtw ende në kërkim dhe besohet se fshihet në Laç

3. Astrit Bushi-  laçiani i arrestuar nga forcat RENEA për llogari të autoriteteve italiane dhe spanjolle, pasi akuzohet si personi që udhëhoqi grabitjen e yllit televiziv spanjoll dhe dhunimin e tij, Joze Luis Moreno

4. Arjan Shanaj- biznesmen në qytetin e Fierit 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

5. Arben Gropa ose i njohur ndryshe si Vangjel Ziaj– pronar i “Pelikanit” në Fier, i dënuar nga drejtësia italiane me 32 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiku i narkotikëve”.

6. Fatmir Kajolli- biznesmen në qytetin e Fierit 

7. 6 vëllezërit Jahelezi: Enio pronar i “Cavalli” Clab, “Amsterdam” Clab, hotel “Deluxe” etj. Orges Jahelezi i hetuar për heroinën e kapur në Has, Gramoz Jahelezi, i hetuar për dy atentate në dëm të viktimës Flamur Toska, Elvis ose Franc Jahelezi, vëllai i tij Xhevdet Jahelezi, dhe vëllai tjetër Luan Jahelezi.

8. Shkëlqim Kurpalaj- nga Kukësi, i dënuar në Itali me 10 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt dhe Edison Çobos. Ndërsa sot formulari i ka shkuar Ervis Martinajt, i njohur ndryshe edhe si “bosi” i lojërave të fatit, dhe dy vëllezërit Kaçorri, Arben dhe Valentino.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment