Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Operacioni “Forca e Ligjit” ishte padyshim një nga më të propaganduarit nga qeveria Rama, si një aksion që do të bënte “namin” dhe do t’u dridhte këmbët të gjithë personazheve të botës së krimit. Por e kundërta ndodhi! Aq zhgënjyes ishte rezultati, saqë edhe vetë maxhoranca e pranoi dështimin. Ndërkohë tani të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe të gjithë të tjerët që kanë mbrojtur aksionin, ndër to edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.
Fillimisht ai ishte dakord me të gjithë propozimin e bërë dhe me detyrën e ngarkuar ndaj vartësve të tij, madje në një intervistë ka bërë me dije edhe propozimet lidhur me disa ndryshime të volitshme për punën e hetuesëve. Ndërkohë që vetë pohon me plot gojë se kishin propozuar ndryshime në draftin, të cilat ishin marrë parasysh.
“OFL dhe hetimi pasuror janë pak a shumë e njëjta gjë, pavarësisht se janë me dy baza të ndryshme ligjore. Fillimisht kur u diskutua drafti i parë, drafti i parë kishte shumë problematika dhe ne dhamë një opinion që u mor parasysh dhe u kufizua në atë që ne kemi sot në fuqi,”-thoshte Kraja në një intervistë të dhjetorit të kaluar.
Ndërkohë që sot duket se ka ndërruar tërësisht mendim. Ose të paktën këtë pretendon që të bëjë për të mos marrë përsipër Vettingun në politikë, nismë e propozuar nga Partia Demokratike. Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, ai u shpreh se SPAK nuk mund ta bënte verifikimin e politikanëve, me pretendimin se në rastin e OFL-së ishin ngarkuar dhe nuk kishin pasur rezultate as në çështjet e tyre.
“Ne kemi kaluar një eksperiencë negative në vitin e parë të punës sonë për të ashtuquajturën aktin normativ OFL, një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës, kështu që unë do e konsideroja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë çështje. Kjo mënyrë e propozuar nga PD, mund të krijohen probleme për njëashmëri apo vlerësim të pasaktë. Krijon problematika në objektivitetin e një vendimarrje. Sepse do të kemi të njëjta persona që bën edhe ndjekjen penale edhe vlerësimin. Na ka mbingjarkuar dhe kontrolli ndaj prurjeve të reja dhe monitorimit të vazhdueshëm,”-tha ai në fjalën e tij.
Pse vallë ndryshoi mendim në harkun kohor të më pas se një viti Kraja? Mendon vërtetë se ka humbur kohë me OFL-në, apo nuk duan ta ndërmarrin vetë përsipër vettingun në Politikë? Në fund të fundit detyra e SPAK është të hetojë krimin dhe korrupsionin në instancat më të larta të shtetit, gjë që së fundmi nuk e kemi parë në asnjë nga ‘megaoperacionet’. Për të mos folur për figurat e botës së krimit, që janë njëjtë si më parë, madje tani me pasuri të deklaruar dhe të “pastër”. Tek e fundit i ka hetuar SPAK!
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në lagjen Astir në Tiranë. Mësohet se nga aksidenti 1 person është i lënduar.Ende nuk dihet se cili është ...
SHQIPËRI– 10 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 3,598...
TIRANË– Seanca për dhënien e vendimit për Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin do të zhvillohet më tre dhejtor. Pas debateve të fo...
FIER– Mysteak Beqiraj, babai i Kreshnik Beqirajt, i cili u vra, u copëtua dhe u hodh në kanal nga shoku i tij, Albert Zekaj në vitin 2017 është gjetur i v...
Nga Bashkim Shala, Besar Likmeta, Vladimir KarajIbrahim Khalil Almohaimid kishte bërë një rrugë të gjatë, kur së bashku me gjashtë sirianë të tjerë – përfshirë ...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një taim me drejtorin e Përgjithshëm të Doaganave, Gent Gazh...
TIRANË– Rudina Hajdari është shprehur se nuk do të kthehet pranë Partisë Demokratike nëse në krye të saj do të vijojë të jetë Lulzim Basha. Në një in...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjykatësin Sokol Ngresi. Si...
ELBASAN– Një zjarr është aktivizuar pranë zonës së metalurgjikut në Elbasan. Mësohet se vatra është aktivizuar pasditen e sotme në afërsi të Uzinës 12 dhe...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e konsideron një mbingarkesë përfshirjen e saj në procesin e ...