Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar punën në terren dhe ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë. Në një njoftim për mediat, OFL bën me dije se formularët janë dërguar në Sarandë, Vlorë dhe Elbasan.
Brenda 48 orëve shtetasit K. D., banues në Sarandë, i dënuar për “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të gupit të strukturuar kriminal”; M. D., banues në Vlorë, i cili ka lidhje familjare me subjektin K. D., dhe Z. Gj., banuese në Elbasan, e dënuar “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”, duhet të plotësojnë formularin dhe të justifikojnë pasurinë e tyre.
“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: K. D., banues në Sarandë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të gupit të strukturuar kriminal”; M. D., banues në Vlorë, i cili ka lidhje familjare me subjektin K. D., si rrjedhojë është subjekt i nenit 16 të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020; Z. Gj., banuese në Elbasan, e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, shkruhet në njoftim.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gëzim Haroku është arrestuar sot nga policia gjatë operacionit që është zhvilluar në zonën e Yzberishtit ku është zbuluar një arsenal armësh.Burime...
TIRANË- Shoqata e Transportit publik kanë dalsë sërish në protestë dhe kërkojnë që qeveria të plotëosjë kërkesat e tyre. Në një deklaratë për mediat, ata j...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga dëshmia e 22-vjeçarit Sebastian Mali, i cili u vu në pranga një ditë më parë, si bashkëpunëtor në atentatin ...
BERAT- Policia eBeratit iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për COVID-19. Policia apelon që qytetarët të respektojnë me rigorozitet protokollet e...
TIRANË- Studiuesja Ledi Shamku ka publikuar sot një foto se si ka qenë ajo në klasën e parë. Në një postim në mediat sociale, Shamku shkruan se fotoja ësht...
TIRANË– Dy persona nga Shkodra janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin ku mbeti i vdekur Hekuran Billa. Dosja....
Sarandë- Shënohet rasti i parë me COVID-19 në Sarandë. Mësohet se është infektuar një 23-vjeçar nga zona e Manastirit, pranë Ksamilit. I riu kishte shkua...
LEZHË- Disa raste të reja janë zbuluar në 24 orët e fundit në Lezhë. Sipas informacioneve i riu kishte qenë i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare ‘Në...
HIMARË– Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lem ndodhet sot në Himarë, ku po zhvillon një bashkëbisedim me banorët e zonës që kanë proble...
TIRANË- Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbetiti vrarë gjatë atentatit kundër prokurorit Arjan Doja ka reaguar sërish sot e ka bërë thirrje për drejtë...