Virale

“Oficere policie o jetë”, Sandër Lleshaj “emocionohet” teksa vë spaletat: Ti je jeta ime (VIDEO VIRALE)

Kjo është një video-montazh me personazh Sandër Lleshajn.
Featured image of article: “Oficere policie o jetë”, Sandër Lleshaj “emocionohet” teksa vë spaletat: Ti je jeta ime (VIDEO VIRALE) Sandër Lleshaj gjatë ceremonisë së diplomimit të 402 oficerëve të rinj.

Tiranë- Një video-montazh me protagonist ministrin e Brendshëm Sandër Leshaj është bërë tashmë virale në rrjet.

Në këtë video të montuar Lleshaj shfaqet duke i vënë gradat një oficere policie, por janë në sfond  të shkrijnë së qeshuri.

“Ti je jeta ime, kështu të dua ty o jetë, oficere policie o jetë, me yje dhe me grada të plota o jetë. Këtu janë yjet, këtu janë spaletat o jetë të dua shumë o jetë “, është audio e cila shoqëron videon ku Lleshaj shfaqet i qeshur.

Në fakt fjalët në sfond janë të një polici, të quajtur Kola, i cili pak muaj më parë u bë i njohur pasi shprehu dashurinë publikisht.

Një ditë më parë në një ceremoni para ministrisë së Brendshme u diplomuan 402 oficerë të Policisë Kriminale dhe Patrullës së Përgjithshme. I pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj,  i cili u shpreh para oficerëve të rinj se duhet trimëri për të luftuar krimin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment