Politike

OFERTA për bashkëqeverisje! Spiropali: Jemi të gatshëm t’i japim PD-së dhe Presidentin

E ftuar në “Top Talk”, Spiropali tha se Partia Socialiste nuk ka vija të kuqe bashkëpunimi me Partinë Demokratike dhe është shumë e hapur për bashkëpunim.
Featured image of article: OFERTA për bashkëqeverisje! Spiropali: Jemi të gatshëm t’i japim PD-së dhe Presidentin Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se maxhoranca është e gatshmë t’i japë Opozitës edhe Presidentin, në momentin që do të pranohet oferta bashkëqeverisjes.

E ftuar në “Top Talk”, Spiropali tha se Partia Socialiste nuk ka vija të kuqe bashkëpunimi me Partinë Demokratike dhe është shumë e hapur për bashkëpunim.

“Ne e ftojmë lidershipin e tanishëm apo të ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet, por nuk besoj se do të ketë surpriza sepse zgjedhjet në PD po bëhen me stilin e vjetër. E ftojmë të ulen me ne në tryezë. Ta ndalin baltën ndaj Shqipërisë. Ofrojmë që të kemi diskutim edhe për çështjen e Presidentit. Nuk kemi asnjë tabu, mund të zgjedhin ata një emër ose ne. Jemi të hapur për diskutim. Nuk kemi asnjë problem me emrin që mund të propozojnë ata. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë për çdo ofertë,”- tha Spiropali.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në daljet e tij publike si dhe në intervista të ndryshme, Rama është shprehur se kushti është që Basha duhet të ndahet nga Sali Berisha e Ilir Meta. Kreu i PD e ka refuzuar teksa ka thënë se kryesocialisti nuk do ta ketë shansin që të bashkëqeverisë me të.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “OFERTA për bashkëqeverisje! Spiropali: Jemi të gatshëm t’i japim PD-së dhe Presidentin

  1. Elisa,
    meqe jeni ne Asamble, te lire te flisni cfare te doni,

    PSE NUK E SHPALLNI PRESIEDENT ISMAIL kADARENE?

    Se, ai ka qene KRYETAR NDERI I MJAFT
    dhe ti ke bere edhe disa fotografi me te.

Shto Koment