Politike

Oerd Bylykbashi kap Ramën në gabim! Ish-deputeti: I hoqi Durrësit 300 vitë histori, por aq di ai

Oerd Bylykbashi shkruan se numri një i qeverisë, sot në retorikën e tij me qytetarët i ka hequr qyteti 300 vite histori.
Featured image of article: Oerd Bylykbashi kap Ramën në gabim! Ish-deputeti: I hoqi Durrësit 300 vitë histori, por aq di ai Edi Rama dhe Oerd Bylykbashi

DURRËS– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka kapur në gabim kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Bylykbashi shkruan se numri një i qeverisë, sot në retorikën e tij me qytetarët i ka hequr qyteti 300 vite histori.

Paskan ardhur hienat ne Durres, me ne krye Ramen, qe te justifikojne babezine e tyre per llokmat qe i kane shqyer dhe po i shqyejne Durresit te durrsakeve, atyre qe jane ketu me breza dhe atyre qe kane vendosur ta ndertojne jeten ne Durres. Rama sapo keputi kumbullen qe Durresi eshte port 2400 vjeçar. Ngaterrohet me qytet tjeter, por aq di. As kete nuk di Kryeministri, qe Durresi eshte themeluar si qytet-port 2700 vite me pare. Dhe pastaj do qe te kandidoje ne Durres! Keshtu eshte kur vjen me lugen dhe thiken ne brez dhe nuk ke respekt per qytetin me te vjeter ne Shqiperi dhe e masakron 20 vite rresht me kryebashkiaket socialiste. Keshtu eshte kur bie dakord qe betoni te varrose historine 2700 vjeçare. Me 25 prill duhet shpetuar Durresi nga keta grabitqare!,”-shkruan ish-deputeti.

POSTIMI I PLOTË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot nga Durrësi, teksa po fliste për ndërtimin e portit të ri në zonën e Porto Romanos, Rama tha se kishte ekzistuar për 2300 vite. (Shiko këtu)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment