Mblidhen kryetarët e Bashkive në Vlorë, s'ftohet Leli, Rama: Lungomare rriti vlerën e pronave
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Nuredin Dumani, Talo Cela TIRANË- Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Leonard Palushi iu komunikua ditën e sotme masa e sigurisë 'arre...
Anthony Albanese AUSTRALI- Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit me një prejardhje jo anglo-keltike, raporton...
Ilir Meta TIRANË- Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte çështja që ngriti me shumë shqetësim p...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar dy ilaçe të reja për trajtimin e pacientëve me sëmundjen COVID-19.
Ilaçi baricitinib (një lloj i ilaçit sikurse frenuesi Janus kinase [JAK] që përdoret për trajtimin e artritit reumatoid), sipas OBSH-së, rekomandohet të përdoret te pacientët e sëmurë rëndë dhe ata kritikë, në kombinim me kortikosteroidet, që janë ilaçe të fuqishme kundër inflamacioneve dhe forcojnë përgjigjen imunitare.
OBSH-ja tha se ky rekomandim bazohet në të dhënat që sugjerojnë se përmirëson shanset e mbijetesës dhe zvogëlon nevojën që pacientët të futen në ventilator dhe nuk është gjetur se shkakton efekte anësore.
Ekspertët e OBSH-së thanë se baricitinib ka efekte të ngjashme sikurse ilaçet e tjera për artritin, frenuesit e IL-6 (ilaçe anti-inflamatore), prandaj nëse këto dy ilaçe janë në dispozicion, kjo organizatë rekomandon që pacientët të zgjedhin njërën nga to “në bazë të kostos, disponueshmërisë dhe rekomandimit të mjekut”. Megjithatë, nuk rekomandohet që këto dy ilaçe të merren në të njëjtën kohë.
Rekomandimi i përdorimit të këtyre ilaçeve është bërë nga të dhënat e reja nga shtatë studime, ku janë përfshirë 4,000 pacientë me COVID-19 me infeksione të lehta, të rënda dhe kritike.
Në përditësimin e udhëzimeve për trajtimin e COVID-19, ekspertët e OBSH-së kanë rekomanduar kundër përdorimit të dy ilaçeve ruxolitinib dhe tofacitinib për pacientët me COVID-19 të sëmurë rëndë apo në gjendje kritike, pasi në studime nuk është gjetur se pacientët mund të kenë përfitime nga to dhe ka rrezik për efekte të rënda anësore.
Gjithashtu, në këtë udhëzues të ri, OBSH-ja ka bërë një rekomandim të kushtëzuar të përdorimit të antitrupit monoklonal sotrovimab në pacientët që nuk kanë zhvilluar sëmundje të rëndë nga koronavirusi dhe ky lloj trajtimi mund të përdoret vetëm te personat që kanë rrezik të lartë të hospitalizimit, pasi siç tha OBSH-ja, pacientët që nuk janë në gjendje të rëndë nuk kanë përfitime të mëdha nga ky trajtim.
Një rekomandim i ngjashëm është bërë edhe për ilaçin tjetër të antitrupave monoklonale (casirivimab-imdevimab), pasi ekspertët vlerësuan se nuk ka ende të dhëna për të rekomanduar këtë lloj trajtimi dhe “efektiviteti i tyre kundër varianteve të reja, siç është Omicron, është ende i paqartë”.
Ilaçet e rekomanduara sot i shtohen listës së trajtimit për COVID-19 ku përfshihet përdorimi i receptorëve bllokues dhe kortikosteroideve me veprim sistematik për pacientët e sëmurë rëndë dhe ata kritikë. Po ashtu, OBSH-ja më herët ka bërë rekomandim për përdorimin e kushtëzuar të trajtimit me antitrupa monoklonale casirivimab-imdevimab në pacientë të caktuar.
Që prej shpërthimit të pandemisë në fund të vitit 2019, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në mbarë botën janë regjistruar mbi 319 milionë raste dhe mbi 5.5 milionë të vdekur.
MARRË NGA REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHBA – Një 61-vjeçare, gjyshe e 17 nipërve e mbesave dhe bashkëshorti i saj, vetëm 24 vjeç, kanë njoftuar se po planifikojnë të kenë fëmijën...
SHBA – Sistemi ynë Diellor noton në mes të një rajoni të veçantë të zbrazët të hapësirës. Ky rajon i plazmës me densitet të ulët dhe me temperaturë...
Varianti Omicron i koronavirusit, i cili po përhapet shumë shpejt dhe po përcillet me simptoma më të lehta – në krahasim me variantet tjera ka krijuar id...
SERBI – Incidentet që ndodhën ditët e fundit në Priboj, një qytet i vogël në kufi me Bosnjë-Hercegovinën, kanë shqetësuar dukshëm popullatën boshnjake në ...
SHBA – Gjykata e Lartë e SHBA-së bllokoi të enjten një urdhër të administratës së Presidentit Joe Biden për vaksinim ose testim të detyrueshëm për COVID-1...
AUSTRALI – Australia i ka hequr sërish vizën tenistit serb, Novak Djokovic. Edhe këtë herë shkak për këtë vendim është bërë e drejta e tij për të qëndruar...
SHBA – Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten se qeveria do të dyfishojë sasinë e testeve të shpejta për COVID-19 që do t’u shpërndahen falas ame...
VJENË – Ministri i Jashtëm i Polonisë tha të enjten se Evropa po rrezikonte të futej në luftë. Komentet e tij vijnë ndërsa Moska thotë se përpjekjet ...
KOSOVË- Një flamur i Serbisë 300 metra i gjatë është shpalur mbrëmjen e sotme në Mitrovicë. Siç shihet edhe fotoja e mëposhtme e publikuar nga media...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur letrën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke thënë se mezi pret të punojnë së b...