Bota

OBSH për vaksinën ruse të Covid: Nëse plotëson kriteret do të aprovohet

Në një deklaratë për mediat ndërkombëtare OBSh u shpreh se  nëse produkti i paraqitur për vlerësim i plotëson kriteret dhe jep shenja të mira atëherë ai do të aprovohet në listën e vaksinave të përdorimit emergjent.
Featured image of article: OBSH për vaksinën ruse të Covid: Nëse plotëson kriteret do të aprovohet Foto Ilustruese

SHBA-Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me qendrën që krijoi vaksinën anti-Covid “Sputnik V”. Në një deklaratë për mediat ndërkombëtare OBSh u shpreh se  nëse produkti i paraqitur për vlerësim i plotëson kriteret dhe jep shenja të mira atëherë ai do të aprovohet në listën e vaksinave të përdorimit emergjent. OBSH nuk ka dhënë një datë fikse për publikimin e të dhënave po ka thënë se ajo varet nga kriteret që do të plotësojë vaksina.

“OBSH ka qenë në kontakt me Institutin e Kërkimit Gamaleya të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë, i cili shprehu interes për të aplikuar për listën e përdorimit emergjent dhe ne shpresojmë të marrim të dhënat për vaksinën e tyre kandidate Sputnik V. Nëse produkti i paraqitur për vlerësim i plotëson kriteret, OBSH do t’i publikojë rezultatet gjerësisht. Kohëzgjatja e procesit për autorizim për përdorim emergjent varet nga cilësia e të dhënave të paraqitura nga prodhuesi i vaksinave dhe nga ato të dhëna që plotësojnë kriteret e OBSH-së,” thuhet në deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rusia, menjëherë pas deklaratës së Kompanisë Pfizer dhe BioNTech se vaksina e tyre anti-Covid, është 90% efektive, ka thënë se të njëjtën efektivitet ka edhe ajo që ata kanë krijuar. Vaksina ruse “Sputnik V” e Moskës është miratuar në muajin gusht përpara se të përfundonin provat njerëzore, gjë që nxiti edhe shumë kritika nga shkencëtarët.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment