Bota

OBSH njoftoi krijimin e panelit të pavarur/ Britania e Madhe refuzon bashkëpunimin me BE-në për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19

Autoritetet britanike ditën e sotme kanë refuzuar zyrtarisht bashkëpunimin me Bashkimin Europian për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19.
Featured image of article: OBSH njoftoi krijimin e panelit të pavarur/ Britania e Madhe refuzon bashkëpunimin me BE-në për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19 Foto ilustruese

BRITANI E MADHE– Mbretëria e Bashkuar ka refuzuar mundësinë e anëtarësimit në programin e vaksinave kundër Covid-19 të Bashkimit Evropian për shkak të shqetësimeve të ministrave për “vonesat e kushtueshme”.

Ndërkohë që bota po përballet me krizën e ashpër të Covid-19, OBSH paralajmëroi se pandemia po përshpejtohej dhe vuri në dukje se infeksionet janë dyfishuar në gjashtë javët e fundit në më shumë se 12 milion.

Prej ditës së djeshme kreu i OBSH-së njoftoi se po krijon një panel të pavarur për të shqyrtuar përgjigjen ndaj shpërthimit të pandemisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 12,404,709 persona. Ndërkohë 557,743 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,235,445 qytetarë.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment